“Nga Zvicra në Ksamil” – Shqiponjat që fluturojnë me zemër dhe motor

09/06/2520:09

Shperndaje:

Motoristët “SHQIPONJAT” / “Nga Zvicra në Ksamil” – Shqiponjat që Fluturojnë me Zemër dhe Motor – Nga MARINELA PASHAJ

 

“Çdo udhëtim është një udhëtim nëpër kohë”!

 

Klubi i Motoçikletave “Shqiponjat” është një grup motoçiklistësh të apasionuar që ndajnë dashurinë për atdheun, aventurën, lirinë dhe emocionin e rrugës së hapur. Ky grup, i cili vjen nga kantoni JU-Basel tashmë turneun drejt trojeve shqip-folëse e ka kthyer në një traditë, duke mbajtur gjallë misionin për të promovuar vlerat kulturore kombëtare. Klubi është një përzierje individualitetesh, me rreth 190 anëtarë nga të gjitha trojet shqiptare me mosha të ndryshme, të cilët ndajnë histori, tradita dhe përvoja, duke nxitur një kuptim dhe vlerësim më të thellë të trashëgimisë së pasur kulturore të Shqipërisë.

 

Motoristët “SHQIPONJAT” / “Nga Zvicra në Ksamil” – Shqiponjat që Fluturojnë me Zemër dhe Motor

 

Turneu mori jetë që prej datës 24 maj me nisje nga Zvicra drejt trojeve shqiptare me organizues Muharrem Avdimetaj, së bashku me gjashtëmbëdhjet motorista dhe një mbështetës me furgon, të cilët me guxim dhe shpirt të lirë përshkuan mijëra kilometra për të dytën herë që prej vitit 2023-it mbi dy rrota, rrëfejnë emocionet e tyre përmes fotove dhe videove të publikuara në rrjetet sociale. Udhëtimi i tyre në trojet shqiptare shërben si një simbolik për të rijetuar emocione historike, për të kujtuar me nostalgji beteja e momente emocionuese në Odën e UÇK-së, Prekaz.

 

Klubi i Motoçikletave “Shqiponjat” eksploroi disa nga rrugët më piktoreske të Shqipërisë, si Leqet e Hotit, duke shijuar pamjet marramendëse të maleve të ashpra të vendit, liqeneve të pastra të Shkodrës e Ohrit dhe vijën bregdetare mahnitëse me ujërat blu joniane në Ksamil dhe Sarandë. Udhëtimet e grupit të motoristëve “Shqiponjat” na çojnë nëpër qytetet historike si: Besianë ku vizitohen figura të rëndësishme historike (Zahir Pajaziti), na njohin me mikpritjen e ngrohtë të Shkupit, serenatat korçare, vizitën në monumentin e pavarësisë në Vlorë, në qytetin historik të Beratit (qytetin e një mbi një dritareve), në Krujën e bekuar me heroin legjendar, Skënderbeun.

 

Motoja shoqëruese e këtij udhëtimi pesëmbëdhjetë ditorë ishte: “Nga Zvicra në trojet tona – shok jemi, shok mbesim, rruga na lidh e skalit, pasioni e flamuri na bashkon”.
Organizuesi i turit, Muharrem Avdimetaj rrëfen mes emocionesh rikthimin në trojet shqiptare si një eksperiencë përherë unike.
“Gjatë udhëtimit kemi pasur mundësi të ndalemi në vende të ndryshme, por zemra fort me rreh për jugun e Shqipërisë, saqë edhe një shtëpi kam dëshirë t’a blej edhe të jetoj këtu”, shprehet Avdimetaj.

 

Klubi i Motoçikletave “Shqiponjat” krahas emocionit që marrin nga udhëtimi forcojnë edhe lidhjet miqësore mes njëri-tjetrit, duke ndarë histori të aventurave të kaluara apo duke planifikuar të reja. Anëtarët e klubit kanë krijuar një lidhje të fortë që shkon përtej një interesi të përbashkët për motoçikletat, anëtarët e quanin vëllazërim.
Motoristët “Shqiponjat” përmbyllën turneun me shpresë për t’u rikthyer sërish në atdheun e tyre. Nëse jeni një entuziast i motorçikletave që kërkon një komunitet motoçiklistësh me të njëjtat interesa, Klubi i Motoçikletave “Shqiponjat” mund të jetë zgjedhja e përsosur për ju. Me pasionin e tij për aventurën, shoqërinë dhe emocionin e udhëtimit, klubi është gjithmonë në kërkim të anëtarëve të rinj për t’u bashkuar me grupin dhe për të fluturuar nëpër rrugët e trojeve shqiptare.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Nga Zvicra në Ksamil” – Shqiponjat që fluturojnë me zemër dhe motor
Aktivisti i “Shqipëria Bëhet” kërkesë Prefektit: Mos e firmos tjetërsimin e Eco Kampusit, është i paligjshëm
Qendra Estetike Doctor Fish Saranda kërkon Dietolog/e për bashkëpunim
Njoftim Punësimi në Hotel në qytetin e Sarandës
Gjykata zbardh vendimin për atentatin ndaj Edmond Papa: 55 vite burg për autorët
ADORA’S VIEW HOTEL në Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.