Nga 1 janari karton i ri per shoferet. Por vlen afati i patentave të vjetra

08/01/1613:42

Shperndaje:

Nga 1 janari karton i ri per shoferet. Por vlen afati i patentave të vjetra

Të gjithë drejtuesit e makinave të cilët janë pajisur me patentë deri në dhjetor 2015-ës nuk duhet të shqetësohen nga hyrja në fuqi e lejeve të drejtimit të reja. Ndryshe nga sa u spekulua në media, patentat e tyre do të jenë të vlefshme sipas afatit të përcaktuar më parë në saj të kategorisë së lejes së drejtimit që ata kanë marrë.  Nga 1 janari ka hyrë në fuqi sistemi i patentave të reja, të njehsuara me sistemin e Bashkimit Evropian. Çdo leje e dhënë nga 1 janari do të kategorizohet duke filluar nga AM ku përfshihen ciklomotorët dhe mjetet me katër rrota të lehta, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, CIE, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka bërë me dije afatet e vlefshmërisë për patentat që janë dhënë deri më 31 dhjetor 2015.

Kategoria A, B dhe BE: janë të vlefshme për 10 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar deri në moshën 50 vjeç; janë të vlefshme për 5 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar mbi 50 deri në 60 vjeç; janë të vlefshme për 3 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar mbi 60 vjeç

Kategoria C, D, CE dhe DE:

janë të vlefshme për 5 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar deri në moshën 60 vjeç; janë të vlefshme për 3 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar mbi moshën 60 vjeç; nuk rinovohen mbi 65 vjeç.

Leja e drejtimit ndërkombëtare
Plotësohet me afat vlefshmërie 1 (një) vjeçar, nga data e lëshimit. Nuk lëshohet leja e drejtimit nderkombëtare, nëse i ka kaluar afati i vlefshmërisë i lejes së drejtimit kombëtare.

Leja e drejtimit e përkohshme.
Plotësohet me afat 1(një) mujor nga data e lëshimit, sipas përmbajtjes së lejës.

Leje drejtimi të posaçme(për invalidët)
Kategoria A dhe B
janë të vlefshme për 5 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar deri në moshën 60 vjeç janë të vlefshme për 3 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar mbi 60 vjeç

Kategoria C:
janë të vlefshme për 3 vjet. nuk  janë të vlefshme  mbi 65 vjeç

Nga 1 janari karton i ri per shoferet. Por vlen afati i patentave të vjetra


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bashkia Sarandë: Më 30 janar do të merrni vesh çfarë do bëjmë me Eco Campusin
Fati i Kinoteatrit historik të Sarandës do të diskutohet më 30 janar
Bashkia Sarandë do të japi llogari për trojet e dhëna për ndërtim me vendim të Këshillit Bashkiak
Një person në Delvinë nën hetim, akuzohet se dorëzoi dokumenta fallso
LLM Logistics kërkon të punësojë një person për pozicionin Marketing Content
Njoftim Pune në YES Cash & Carry në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.