Nga 1 janari 2024 taksohen profesionet e lira, 15% dhe 23%! Ja mënyra si do të bëhet tatimi

Prej 1 janarit të vitit të ardhshëm të vetë-punësuarit ku përfshihen edhe profesionistët e lirë do të paguajnë tatim, në varësi të të ardhurave të tyre, ndërkohë që së fundmi është publikuar në fletoren zyrtare udhëzimi i cili përmes shembujve konkretë përcakton mënyrën se si do të taksohen kategori të ndryshme.

Nga viti 2024, të gjithë të vetë-punësuarit me të ardhura neto të tatueshme deri në 14 milionë lekë në vit do të paguajnë tatim 15%, ndërsa mbi 14 milionë lekë tatimi do të jetë në 23%. Në këtë mënyrë kjo kategori nuk do të trajtohet më si biznes i vogël që është i përjashtuar nga tatim-fitimi dhe TVSH-ja.

Në udhëzimin e Ministrisë së Financave  sqarohen me shifra se sa tatim do të paguaj kjo kategori, duke dhënë si shembull se të gjithë të vetë-punësuarit që deklarojnë fitim të 12 milionë lekë do të paguajnë 15% tatim ose 1.8 milionë lekë.

Shembulli tjetër është për ata që kalojnë pragun prej 14 milionë lekësh.

Konkretisht nëse një i vetëpunësuar deklaron fitimin e tatueshëm 20 milionë lekë do të paguaj 23% tatim ose e përkthyer në vlerë 3.48 milionë lekë tatim.

Një vendimmarrje e tillë u ndërmor nga Ministria e Financave për shkak se shumë profesionistë të lirë, ofronin shërbimin e tyre për kompani të ndryshme ndërkohë që nuk paguanin tatim për shkak se janë të regjistruar si persona fizik.

Për shembull, nëse një dentist i punësuar është i detyruar të paguajë tatim mbi pagën që merr, dentisti i regjistruar si person fizik nuk paguan tatim por vetëm paguan vetëm sigurimet shoqërore.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri janë mbi 8 mijë persona fizik që ofrojnë shërbime (kontabilistë, arkitektë, konsulentë biznesi, programues kompjuterësh, dentistë, inxhinierë, profesionistë mjekësorë dhe avokatë).

Ndryshimet ligjore për tatimin e profesioneve të lira të cilat deri më tani nuk janë tatuar u miratuan në Kuvend në mars të këtij viti.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 836 mijë euro për rrugën në Kopaçez, e dëmtuar nga shirat e nëntorit 2025
Lexoni më shumë
Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5–10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç
Lexoni më shumë
Emily Çobani, një tjetër përfaqësuese nga Saranda në “Miss & Mr Junior Albania 2026”
Lexoni më shumë
Djegia e fushave pas korrjes së misrit, tymi mbulon zonën dhe përhapet deri në Sarandë
Lexoni më shumë
Lajm i trishtë në Sarandë/ Nuk u mbijetoi plagëve, ndahet nga jeta Andon Kapetani
Lexoni më shumë
Sezoni i ullirit 2026, pritshmëri për më shumë prodhim dhe çmime më të ulëta të vajit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.