Nga 1 janari 2016 ndryshojnë të gjitha patentat për shoferët

Nga 1 janari 2016 ndryshojnë të gjitha patentat për shoferët

Duke nisur nga fillimi i vitit 2016, zotëruesit e lejeve të drejtimit për automjete dhe motomjete duhet të pajisen me kartonë të rinj patente. Ky ndryshim nuk imponohet nga sistemi i ri i patentës me pikë, pasi kartonët aktualë i përmbushin standardet, por vjen si një nga kushtet e Brukselit në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Nga 1 janari 2016 ndryshojnë të gjitha patentat për shoferët

Sipas ligjit që është dekretuar në fund të vitit, kategoritë e lejeve të drejtimit do të jenë të ndryshme nga ato aktualet. Deri tani, kategoritë e patentave janë: A, B, C, D, BE, CE, DE. Në lejet e reja të drejtimit do të jenë të shënuara kategoritë, duke filluar nga AM, ku përfshihen ciklomotorët dhe mjetet me katër rrota të lehta, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, CIE, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Qytetarët që regjistrohen në autoshkolla për të bërë kursin për marrje patente do të jenë të parët që do të pajisen me këto kartona, ndërsa ende nuk është përcaktuar se si do të veprohet me ata, që aktualisht e kanë kartonin dhe janë brenda afatit të skadencës.

Opsionet, në fakt, janë dy: qytetarët mund të mbajnë kartonët aktualë deri kur të vijë koha e rinovimit, ose mund të imponohet ndryshimi i tyre kundrejt një tarife të caktuar ose pa pagesë. Kjo do të përcaktohet në Udhëzimet apo akte të tjera nënligjore, që do të nxjerrë ministri i Transporteve

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë
Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.