Në plazhet e Sarandës dhe Ksamilit edhe këtë verë mbretëroi babëzia

05/09/1611:46

Shperndaje:


plazh ksamil Përgjatë gjithë vitit nga Ministria e Turizmit dhe nga Bashkia Sarandë u fol për masa të marra dhe që do të merreshin për një sezon turistik sa më të suksesshëm. Fakti është se Saranda dhe Ksamili edhe gjatë kësaj vere ishin të frekuentura masivisht nga pushuesit shqiptarë dhe të huaj.  Por suksesi i një sezoni turistik nuk matet vetëm nga numri i pushuesve, por nga disa faktorë.
 Edhe përgjatë kësaj vere në plazhet e Sarandës dhe Ksamilit pati mungesa të banjave dhe dusheve, madje në plazhet publike të Sarandës akoma vazhdojnë të derdhen ujra të zeza. Megjithëse nga Bashkia Sarandë u ngrit një grup pune që do të monitoronte zbatimin e kushteve të kontratave në plazhet e dhëna me qira nga Bashkia, në këto plazhe në asnjë rast nuk u respektua lënia 20 % e hapësirave të plazhit për pushuesit që të vendosin peshqirin apo cadrën e tyre. Në jo pak raste në media dhe rrjete sociale u postuan ankesa dhe denoncime të pushuesve që flisnin për “drekim me detyrim” në restorantet e plazheve ku ata pushonin apo raste të tjera të abuzimit. Këto raste sigurisht që kanë ndikuar në një imazh negativ dhe zhgënjyes për turizmin në Sarandë.
 Të gjitha këto problematika duhet të ishin zgjidhur dhe eleminuar përgjatë sezonit turistik, gjë që nuk ndodhi. Ndaj, është e domosdosshme, që këto problematika  të zgjidhen dhe të merren masa të mos ndodhin përsëri, përpara hapjes së sezonit turistik 2017.
 Nuk mjaftojnë vetëm bukuritë që Sarandës i ka falur Zoti apo Natyra, por duhet edhe angazhim serioz për menaxhim sa më të suksesshëm të këtyre aseteve.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste
Operacioni “Kamuflimi” – Policia arreston dy shtetas dhe zbulon një bazë shpërndarjeje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.