Ndryshon leja e qarkullimit, Belinda Balluku firmos urdhrin e ri


Leja e qarkullimit të automjeteve do të ndryshojë formë dhe përmbajtje së shpejti. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka firmosur një urdhër e cila përcakton ndryshimet e reja.

Sipas vendimit të botuar në fletoret zyrtare leja e re e qarkullimit do të jetë e baras-vlefshme me certifikatën e pronësisë, ndërkohë që aktualisht ka dy kartona të ndryshëm që i dokumentojnë këto dy elementë. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit do të bëhet sipas një rregulloreje të hartuar nga DPSHTRR.

“Leja  e  re  e  qarkullimit  të  jetë  sipas  modelit bashkëlidhur këtij urdhri, i cili është në përputhje të  plotë  me  direktivën  Evropiane  1999/37/EC,  datë   29.4.1999,   të   Parlamentit   Evropian   dhe Këshillit  “Për  dokumentet  e  regjistrimit  të  mjeteve”, të ndryshuar, dhe sipas propozimit të  Drejtorisë   së   Përgjithshme   të   Shërbimeve   të  Transportit Rrugor, me shkresën nr. 17699 prot.,  datë 21.9.2020, “Projekt propozim mbi modelin,  specifikimet    dhe    mënyrat    e    plotësimit    të  dokumentit   të   qarkullimit,   të   ri,   të   mjeteve  rrugore”.

Leja e  re  e  qarkullimit  të  jetë  e  baras- vlershme me certifikatën e pronësisë.

Prodhimi dhe  plotësimi  i  lejes  së  re  të qarkullimit  të  bëhet  sipas  rregullores  së  hartuar  nga  Drejtoria  e  Përgjithshme  e  Shërbimeve  të  Transportit Rrugor.

Për zbatimin   e   këtij   urdhri   ngarkohet Drejtoria    e    Përgjithshme    e    Shërbimeve    të  Transportit Rrugor“, thuhet në vendim.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë
Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.