Nderim për Mësuesen Nila në kuadër të Tetorit Rozë – VIDEO

21/10/2517:51

Shperndaje:

Nderim për Mësuesen Nila në kuadër të Tetorit Rozë

 

Në kujtim të mësueses së ndjerë Nila, e cila humbi jetën pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit, u zhvillua sot një aktivitet sensibilizues në kuadër të Tetorit Rozë – muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kësaj sëmundjeje.

 

 

Aktiviteti u organizua nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Delvinë, në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Xhelal Berberi”, ndërsa pjesëmarrëse ishte edhe Bashkia Delvinë. Ngjarja u shndërrua në një moment reflektimi, kujtese dhe solidariteti, duke bashkuar mësues, nxënës dhe përfaqësues të institucioneve vendore në një kauzë që prek mijëra gra çdo vit.

 

Mësues dhe nxënës të shkollës përgatitën mesazhe prekëse për mësuesen e tyre të dashur, duke kujtuar përkushtimin dhe mirësinë që e karakterizonte. Në emër të stafit pedagogjik, mësuesja Florentina Bilbili lexoi një shkrim të veçantë kushtuar Niles, duke sjellë në vëmendje forcën dhe frymën e saj pozitive.

 

 

Gjatë aktivitetit, përfaqësueset e NJVKSH Delvinë, Suela Zoto dhe Alma Mulla, përcollën mesazhe ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit dhe kontrollit të hershëm, duke theksuar se “shëndeti është dhurata më e çmuar që kemi”.

 

Në përfundim, në oborrin e shkollës u mboll një pemë manjolë në kujtim të mësueses Nila – simbol i jetës, kujtesës dhe vazhdimësisë. Kjo pemë do të qëndrojë si shenjë respekti e dashurie për një mësuese që la gjurmë të pashlyeshme në zemrat e nxënësve dhe kolegëve të saj.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kompania Erzeni kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Devolli – Butrinti, përballje vendimtare të dielën në orën 13:00
Promovohet libri i ri me poezi “Stinë dashurie” i autorit Ibrahim Didani – VIDEO
Banorët e Metoqit: “Ju lutemi, na ndihmoni! Ura po shkatërrohet përsëri” – VIDEO
E prangosën dhe i vunë flakën, shqiptari në Greqi gjendet i djegur në sediljen e pasme të makinës
Best Souvlaki by MARIO kërkon punonjës për suflaqe

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.