NDALOHET DALJA NË DET NË SARANDË, KSAMIL DHE BORSH

03/02/2620:33

Shperndaje:

NDALOHET DALJA NË DET NË SARANDË, KSAMIL DHE BORSH

 

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, Kapiteneria e Portit ka marrë vendim për ndalimin e dhënies së lejeve dhe çdo dalje në det të mjeteve lundruese në zonën jugore të vendit.

 

Lundrimi i trageteve Sarandë – Korfuz i bllokuar për shkak të motit të keq

 

Sipas njoftimit zyrtar, erërat me intensitet të lartë dhe dallgëzimi përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt paraqesin rrezik serioz për aktivitetet detare.

 

Ndalimi përfshin të gjitha mjetet lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, dhe zbatohet në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.

 

Ky vendim hyn në fuqi më datë 04.02.2026, në orën 01:00, dhe do të qëndrojë aktiv deri më 05.02.2026, në orën 04:00.

Ndërkohë, bëhet e ditur se trageti i linjës Sarandë–Korfuz do të vijojë lëvizjen normalisht deri në një njoftim të dytë.

 

Autoritetet u bëjnë thirrje operatorëve detarë dhe qytetarëve të respektojnë ndalimin, me qëllim garantimin e sigurisë në det dhe shmangien e çdo incidenti.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Igli Gjoca humb jetën tragjikisht si pasojë e kontaktit nga rryma elektrike
Vajza kërkon babanë e humbur prej më shumë se 20 vitesh, mendohet se ka jetuar në Sarandë
Hotel Diamond në qendër të Sarandës kërkon të punësojë staf për sezonin turistik
Bota mori frymë lirisht dhe nafta u ul me 20 $ por në Shqipëri “Bordi i Talljes” e ul vetëm 4 Cent
Gjiri i Hartës kërkon staf sezonal. Ofrohet akomodim, ushqimi dhe transporti
BURGER KING kërkon punonjës për pikën në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.