Ndahet nga jeta doktoresha e njohur nga Konispoli Drita Ademi
Ndahet nga jeta doktoresha e njohur nga Konispoli Drita Ademi
Me hidhërim të thellë është njoftuar ndarja nga jeta e doktoreshë Drita Ademi, një prej figurave më të respektuara dhe më të dashura për komunitetin e Konispolit dhe zonave përreth.

E lindur në familjen Korça, ajo ndoqi studimet për mjekësi dhe zgjodhi të rikthehej në vendlindjen e saj për t’i shërbyer njerëzve me përkushtim. Fillimisht shërbeu në zonat e thella të Markatit dhe më pas për rreth katër dekada në spitalin e Konispolit, ndërsa më pas edhe në spitalin e Sarandës, duke u kthyer në një emër të njohur për profesionalizmin dhe humanizmin e saj.
Doktoresha Drita njihej për përkushtimin e palodhur, për gatishmërinë për të ndihmuar në çdo orë të ditës dhe për kujdesin e veçantë ndaj çdo pacienti. Ajo nuk ishte vetëm një mjeke, por edhe një mbështetje e fortë njerëzore për këdo që kishte nevojë, duke i trajtuar të gjithë me respekt, dashuri dhe mirëkuptim.
Në jetën e saj familjare, ajo ishte bashkëshorte e përkushtuar dhe nënë e tre fëmijëve, të cilët i rriti me vlera dhe dinjitet.
Ndarja e saj nga jeta ka lënë një boshllëk të madh në familje dhe në komunitet, duke prekur thellë të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan për kontributin e saj të jashtëzakonshëm.
Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e mërkurë, në orën 11:00, në varrezat e Konispolit.
Doktoresha Drita Ademi do të kujtohet përherë me respekt dhe mirënjohje si një figurë e rrallë e përkushtimit dhe humanizmit. 🌹
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
31/03/2616:37
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 8
31/03/2616:37
Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
31/03/2616:37
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
31/03/2616:37
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 6
31/03/2616:37