‘Mushkonja’ prek bregdetin shqiptar

30/04/1915:29

Shperndaje:


Një avion i vogël është ulur në bregdetin shqiptar në Dhërmi, në zonën e njohur si plazhi i Drimadhës.
Nga fotot e mëposhtme dallohet avioni i modifikuar me goma për të qëndruar edhe mbi ujë.
Fotot janë siguruar nga banorë të zonës të cilët janë bërë kuriozë për praninë e këtij avioni në plazh.
Ende mbetet e paqartë se si avioni ka mbërritur atje, shkruan Top Channel.
Kujtomë se disa vite më parë, kur kryeministri Edi Rama sapo kishte ardhur në pushtet, avioni i tipit “Piper”, i pilotuar nga Giorgio Riformato ka kryer ulje të detyruar, në plazhin e Divjakës, dhe më pas është bllokuar nga policia pasi kishte si qëllim transportimin e lëndëve narkotike drejt Italisë. Pranë avionit është bllokuar edhe një makinë e ngarkuar me 460 kilogramë drogë e llojit hashash, që do të ngarkohej në avionin e bllokuar.

IShte ish-kryeministri Sali Berisha ai që bëri denoncimin e këtij rasti në sakllën e Kuvendit të Shqipërisë ndorkohë deputetët e majtë më në krye Edi Ramën e ironizuar dhe e kthyen në një batutë duke thënë se Berisha kishte parë ndonjë avion që hidhte pesticide për mushkonjat nga dhe ku avionic mori epitetin “mushkonjë” që prej asaj dite.
Italiani Giorgio Riformato i dënuar me 15 vite burg për trafik droge me avion, po vuan dënimin në vendin e tij prej viti 2017 kur edhe është bërë ekstradimi i tij nga Shqipëria.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Të shtënat me armë pas konfliktit mes të rinjve, 4 persona të shoqëruar dhe 2 në kërkim
Bashkia Sarandë tender 470 milionë lekë për zyra dhe magazinë të Ndërmarrjes së Shërbimeve në Volloder
Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.