Mungesa e parkingjeve rrit buxhetin e bashkisë nga gjobat


Mungesa e parkingjeve rrit buxhetin e bashkisë nga gjobat.
Gjatë ditëve të fundit, pas hapjes së Rrugës së Flamurit për automjetet, buxheti i Bashkisë Sarandë ka pësuar një rritje të ndjeshme.
Ndonëse më parë në Rrugën e Flamurit lejohej parkimi i automjeteve, pas kallrëmizimit të rrugës parkimi nuk lejohet.
Por nisur nga situata ku hapësirat për parkim të automjeteve në Sarandë janë shumë të pakta, drejtuesit e mjeteve i parkojnë në këtë rrugë.
Ky fakt e lumturon Bashkinë Sarandës pasi është një shans për të mos e humbur për gjoba dhe rritjen e të ardhurave dhe shpërdorimin e tyre në forma që ata dinë më së miri.
Drejtuesit e mjeteve megjithëse ankohen për situatën, ato bien në vesh të shurdhër, pasi i vetmi institucion që mund ta ndryshonte situatën dhe që është Këshilli Bashkiak i Sarandës është në situatë letargjike dhe të kapur nga interesat personale të anëtarëve të tij.
Këshilli Bashkiak i Sarandës duhet të mblidhej dhe të merrte vendim lejimin e parkimit me orar të kufizuar në Rrugën e Flamurit, me qëllim lehtësimin e situatës së rëndë të krijuar nga fluksi turistik.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë