Ministria e Turizmit reagon për ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
Ministria e Turizmit reagon për ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka reaguar pas informacioneve të qarkulluara në media dhe rrjete sociale për praninë e personave të panjohur që dyshohej se po kryenin gërmime të paligjshme në Parkun Arkeologjik të Finiqit. Sipas institucionit, këto lajme nuk janë të vërteta dhe përbëjnë “keqinformim mbi një proces tërësisht të ligjshëm restaurimi dhe konsolidimi”.

Sipas ministrisë, aktualisht në Parkun Arkeologjik të Finiqit po zhvillohen punime të miratuara dhe të mbikëqyrura nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, në kuadër të projektit “Restaurimi dhe konsolidimi i Murit të Bastionit”. Punimet kryhen nga kompania kontraktuese “JOGI” sh.p.k., bazuar në Vendimin nr. 206 datë 09.04.2021, të rimiratuar me Vendimin nr. 398 datë 25.07.2025 të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale.
Pas një pritjeje disa vjeçare, projekti ka hyrë në fazën konkrete të zbatimit dhe përfaqëson një ndërhyrje të domosdoshme për ruajtjen e një prej monumenteve më të rëndësishme të antikitetit në jug të Shqipërisë. Restaurimi synon stabilizimin afatgjatë të strukturës, ruajtjen e autenticitetit të murit mbrojtës dhe rritjen e sigurisë për vizitorët.
Ministria e Kulturës shprehet se punimet përfshijnë disa faza kryesore:
- Pastrimin e sipërfaqeve dhe heqjen e bimësisë;
- Kryerjen e sondazheve për verifikimin e themeleve;
- Ndërtimin e sistemit të drenazhit;
- Konsolidimin e strukturave me shufra inoksi;
- Rivendosjen në pozicion të gurëve ciklopikë të rrëzuar me peshë 1.8–2.2 ton secili.
Për shkak të peshës së këtyre gurëve, përdoren mjete të specializuara ngritëse me kapacitet deri në 4.8 ton, në përputhje me VKM nr. 1099/2020. “Pikërisht këto mjete janë keqinterpretuar si gërmime të paligjshme”, sqaron ministria, duke theksuar se bëhet fjalë për procedura standarde restaurimi të dokumentuara.
Deri tani, punimet kanë arritur rreth 80% të realizimit, duke garantuar stabilitetin afatgjatë të Murit të Bastionit dhe ruajtjen e një monumenti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Në përfundim, Ministria u bën thirrje mediave dhe publikut të verifikojnë informacionet pranë institucioneve përkatëse përpara publikimit, për të shmangur përhapjen e lajmeve të pasakta që ndikojnë negativisht në perceptimin mbi punën për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
11/12/2518:11
Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
11/12/2518:11
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 26
11/12/2518:11
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
11/12/2518:11
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
11/12/2518:11