Miliona lekë dëm me faturat tatimore, arrestohen 13 persona, mes tyre 7 biznesmenë

04/09/1919:58

Shperndaje:


Të paktën 13 persona janë arrestuar nga Drejtoria e Krimit Ekonomik. Mes të arrestuarve në pranga kanë rënë edhe 7 biznesmenë të njohur në vend që operojnë kryesisht në biznesin e ndërtimit dhe të firmave të konstruksioneve. Po ashtu në pranga kanë rënë edhe biznesmenë që operojnë në fushën e Policisë Private. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, bën me dije se të arrestuarit kanë bërë miliona lekë dëm me faturat tatimore.

Të gjithë të arrestuarit janë vënë në pranga me urdhër nga Prokuroria e Tiranës ku këta të fundit kishin bërë hetime prej disa muajsh. Burime për Report Tv pohojnë se fillimisht kanë qenë së paku 50 persona të shoqëruar.

Aksioni për arrestimin e tyre po vijon prej dy ditësh dhe ende po kërkohen persona të tjerë dhe ka dyshime se mes tyre ka biznesmenë nga Saranda apo që operojnë me bizneset e tyre në Sarandë.

Vijon…


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bashkia Sarandë tender 470 milionë lekë për zyra dhe magazinë të Ndërmarrjes së Shërbimeve në Volloder
Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli
Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.