
Mihali i Qeparoit – Analizë nga Auron Tare



Tani qe gjakrat u qetesuan pas incidentit te Porto Palermos mendoj se ja vlen nje debat profesionist larg politizimit mbi problematikat e medha qe ka turizmi shqiptar.
Publiku ne fakt pa dhe u tmerrua pjesen perjashta te furgoni por nje debat i mirefillte profesional duhet te flase edhe per pjesen e brendeshme te furgonit. Pra sherbimin turistik dhe vizitoret. Ky debat mendoj une eshte edhe thelbi i problematikes se turizmit shqiptar.
Mihali e mori gjykimin publik por profesionistet duhet te debatojne dhe te nxjerrin pergjegjesine paksa me thelle. Mbi cilesine e guidave, licensimin e tyre profesional dhe jo fiktiv, Licensimin e shofereve qe punojne ne sektorin e turizmit, pregatitjen e tyre profesionale. Kompania qe organizonte kete grup spanjollesh,. cfare licensimi ka psh?
Ne Sarande me thane qe kjo kompani e perdorte gjithmone restorantin Pa Norma si pjese e ndaleses turistike. .Pra a kane qene guidat dhe shoferi te pregatitur per nje sherbim turistik profesional apo ashtu alla shqiptarce kane filluar nje sherr qe perfundoi si nje film aksionesh? Duhet thene se ata qe punojne me turizmin sot ne sarande jane pjesa me e madhe te marre nga rruga, me paga shume te uleta te pa trajnuar dhe te pa pregatitur. Ky eshte realiteti i terrenit. Shikoni ne Sarande pleq dhe plakat te ulura anes rruges me tabela ne duar ku shkruhet Rooms for rent. Imagjinoni se cfare sherbimi turistik mund te afroje ky kontigjent qytetaresh qe kane lene kopshtin pa ujitur dhe dalin rrugeve per te peshkuar ndonje hallexhi.
Vizitoret apo turistet. Vershimi i nje numri te madh turistesh ne Shqiperi e ka gjetur vendin te pa pregatitur si nje aspektin e infrastruktures se sherbimit si ne mentalitetin e vendit per te krijuar nje industri sherbimi. Shqiptaret tradicionalisht nuk shquhen per sherbim. Imagjinoni se cfare po ndodh ne Sarande pershembull kur dy here ne jave vjen nje anije kruaziere low cost e cila zbret ne qytete 3 mije turiste qe bredhin rrugeve gjysem te shveshur duke sjelle nje impakt real ne kulturen e ketij qyteti te vogel.
Imagjinoni fshatra te vogla ne pergjithesi tradicionale qe papritmas perballen me nje numer te larte te huajsh qe sjellin edhe ata nje kulture te ndryshme. Te gjitha keto krijojne nje impakt si ne kulturen e vendit si ne natyren e vendit. Ceshtje qe as nuk i ka menduar kush ti adresoje si nje rrezik potencial ne zhvillimin e turizmit
Mund te rendis edhe nje mori pikash te ndryshme ne kete postim por do te doja me te vertete nje bisede profesionale mbi keto ceshtje.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Rrëmbeu çantën me para të kambistit dhe iku me vrap, ndiqet dhe kapet nga Policia Bashkiake e Sarandës
18/08/1919:41

PROPER PIZZA SARANDË KËRKON TË PUNËSOJË MOTORIST DHE KAMARIER/E
18/08/1919:41

Pas sukseseve në Sarandë dhe Pogradec, Klodian Kondi transferohet me urgjencë në Rrëshen
18/08/1919:41

PS ka humbur shumicën në Këshill, mbahet në këmbë nga patericat e opozitës – VIDEO
18/08/1919:41

Dafina Allkushi ‘gozhdon’ administratën: Ku janë pemët, lulishtet, trotuarët & punët që keni bërë?!
18/08/1919:41

MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SARANDË, SHTATOR 2023 – DREJTPËRDREJT
18/08/1919:41

Ndahet nga jeta Petrit Metushi, ikona e Folklorit të Jugut
18/08/1919:41

Restorant LAYOS kërkon të punësojë Punonjëse për Kuzhinë dhe Kamarier/e. Punësim vjetor
18/08/1919:41

Agjenci imobilare në Sarandë kërkon Sekretare zyre për punësim vjetor
18/08/1919:41

Butrinti fiton takimin e parë ndaj Turbinës me gola të Mario Mërkuri dhe Alesio Kolonja – VIDEO
18/08/1919:41






Rezervime

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
18/08/1919:41

Apartament në qendër të Sarandës, pranë Shëtitores
18/08/1919:41

Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
18/08/1919:41

Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
18/08/1919:41

Apartamenti 6 – Vila Stupende
18/08/1919:41
Suvenire

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
18/08/1919:41

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
18/08/1919:41

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
18/08/1919:41

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
18/08/1919:41

Suvenire nga Saranda
18/08/1919:41



