Mes shiut dhe të ftohtit, pa strehë: Apel urgjent për një grua të moshuar në Sarandë

Mes shiut dhe të ftohtit, pa strehë: Apel urgjent për një grua të moshuar në Sarandë

Përshëndetje Saranda Web
Tek rruga përballë marketit Spar, pranë Stadiumit në Sarandë, jeton prej muajsh një grua e moshuar. Ajo ka kaluar gjithë verën duke fjetur mbi kartona të shtruar në trotuar, dhe tani, mes shiut e të ftohtit, vazhdon të qëndrojë aty, krejt e pambrojtur.

 

 

Mbrëmë dhe sot, ndërsa shiu nuk ka pushuar, e vetmja mbrojtje e saj ishte një çadër e thjeshtë në dorë. Ky është një realitet i rëndë dhe i dhimbshëm, që nuk mund të injorohet.
T’i bëjmë një thirrje urgjente Bashkisë Sarandë dhe institucioneve përgjegjëse:

 

 

Mos e lini këtë njeri të kalojë netët nën shi, në të ftohtë e në errësirë. Ajo është një nënë, një grua, një qenie njerëzore që meriton dinjitet dhe kujdes.
Të gjithë ne duhet të ndjejmë dhimbjen e saj. Të mos e lëmë të jetojë më në mëshirë të fatit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.