Memoriali në Shen Vasil kushtuar 200 robërve austriakë që humbën jetën në ndërtimin e rrugëve të Bregut

Në fshatin Shen Vasil ndodhet një memorial në nderim të 200 robërve austriakë të cilët humbën jetën gjatë ndërtimit të rrugëve përgjatë bregdetit.

Në Luftën e Parë Botërore nga ushtria italiane u kapën robër një numër i madh ushtarësh Austriakë. Ata u përdorën për ndërtim rrugësh dhe urash në aksin Vlorë – Sarandë nga Llogaraja.


Nga më të moshuarit ruhen edhe sot kujtime se ata janë trajtuar me veshmbathje dhe ushqime nga fshatrat e bregdetit, nga Nivica në Palasë e deri në Radhimë. Në fshatin Piqeras ruhet edhe sot një toponim. “Varri i Austriakut” si shenjë e vuajtjeve dhe tragjedisë së tyre. 
Në fshatin Shen Vasil, gjatë Luftës së Parë Botërore ishin varrosur mbi 50 ushtarë Austriakë, vdekur.
Ata ishin varrosur në Shen Vasil në krah të varrezave të fshatit. Ishin robër të ushtrisë Italiane dhe punuan për ndërtimin e rrugës automobilistike Sarandë – Vlorë.

Në memorial shkruhet “Në këtë vend prehen eshtrat e disa dhjetëra ushtarakëve austriakë, rënë gjatë Luftës së Parë Botërore”.
Sot ky memorial është kthyer në një vend pelegrinazhi për shumë turistë sidomos Austriak.

Brenda memorialit është ndërtuar një urë me gurë të skalitur nga duart e ushtarëve Austriak. Të gjitha urat e rrugës së bregdetit janë ndërtuar në këtë mënyrë dhe ato shfrytëzohen edhe sot… Edhe pse rruga është rikonstruktuar këtë shërbejnë si ura megjithëse kanë kaluar më shumë se 100 vjet.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë
Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë
Lexoni më shumë
Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit
Lexoni më shumë
Butrinti fiton në transfertë ndaj Devollit, ngjitet në vendin e dytë dhe vijon garën për kreun
Lexoni më shumë
Butrinti kërkon fitoren në transfertë ndaj Devollit, Delvina përballet me Apoloninë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.