Me 5 akuza “në kurriz”, i shpalluri në kërkim arrestohet nga Policia e Delvinës

29/12/2110:58

Shperndaje:

Policia njofton se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim S. H., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u krye pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 22.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Sipas Policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Sinan Ballaci”, janë gjetur 6 kompjutera dhe 3 televizorë që përdoreshin për lojëra fati.

Në këtë subjekt, shtetasi S. H. kishte punësuar në mënyrë të paligjshme shtetasit I. B. dhe Xh.P., të cilët janë arrestuar në flagrancë në datë 19.11.2021.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Është e trishtë…” – Mesazhi prekës i një fëmije për këndet e lojërave në Sarandë
Rruga drejt Manastirit në Kostar rregullohet nga banorët, tashmë e kalueshme për të gjitha mjetet
Qeveria u jep plazhet për 35 vite “investitorëve strategjikë” me qira 33 lekë për m²
Butrinti merr 1 pikë ndaj Maliqit dhe qëndron në vendin e dytë, Delvina barazon me Bylis B
Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.