Mbrëmje Poetike ”Ti vjen tok me Detin”, kushtuar poezisë së poeteshës polako–italiane, Joanna Kalinovska

14/06/2314:47

Shperndaje:

Poezia e Joana Kalinovska, në shqip nga Dashamir Malo.

Mrëmjen e ditës së martë, të datës 13 Qershor 2023, në ambjentet e lokalit ”Lu Lu Cafe”, Sarandë, u mbajt Mbrëmja Poetike ”Ti vjen tok me Detin”, kushtuar poezisë të poeteshës polako – italiane, Joanna Kalinovska.

Takimi u zhvillua nën kujdesin dhe moderimin e poetit Dashamir Malo, i cili është njëkohësisht dhe përkthyesi në shqip i poezive të Kalinovskës. Mbrëmja poetike ishte konceptuar nën moton; ”Lundrim në detin poetik të Joanna Kalinovskës, me zërin e kohës që vjen në tre gjuhë; polonisht, shqip dhe italisht”.

Përzgjedhja e lokalit Lu Lu cafe nuk ishte krejt e rastësishme. Administratori i këtij lokali është Robert Nobel dhe bashkëshortja e tij, të dy shtetas polakë të cilët tashmë banojnë dhe punojnë në qytetin e Sarandës. Në këtë takim morën pjesë poetë nga Saranda, dashamirës të poezisë shqiptarë dhe polakë. Morën pjesë gjithashtu edhe përfaqësues të medias lokale. Poezitë në gjuhën polake u lexuan nga poetesha Joanna Kalinovska, në shqip nga Dashamir Malo, ndërsa në gjuhën italiane nga Francesco Galasso.

Është hera e dytë që Joanna Kalinovska gjendet në qytetin e Sarandë. Në tetor të vitit 2022, ajo ka qënë pjesëmarrëse në Takimin Petik Ndërkombëtar (Edicionin XV), mbajtur nga Klubi i Krijuesve Jonianë Sarandë. Kalinovska ka botuar disa libra me poezi. Libri i saj dygjuhësh polonisht –italisht , “Dëgjimi i kaltër”, është shkruar në mënyrë që njerëzit që flasin gjuhë të ndryshme të shprehin të njëjtat ndjenja. Poezitë e saj janë publikuar në antologji dhe revista të ndryshme.

Shkruan dhe boton në dy gjuhë, polonisht dhe italisht. I do shumë këto dy vende. Janë të dy vendlindjet e tij. Ka themeluar “Shoqatën Miqtë Itali-Poloni”. Zyra e saj qendrore gjendet në Taranto, qyteti ku jeton dhe punon. Joanna është mësuese me profesion, por aktualisht punon si përkthyese dhe aktiviste në komunitetin polak. Është anëtare e Shoqatës së Përkthyesve Letrarë të Varshavës. Joanna punon edhe për grupin letrar dhe kulturor italian “La Vallisa” si dhe bashkëpunon me revistën e këtij grupi. Ajo është promotore dhe organizatore e aktivitetetve të shumta kulturore dhe sociale.Në takim, mes të tjerash, u fol edhe për projektet letrare të pritshme.

Mbrëmja u mbyll mes një bisede të lirë për poezinë dhe tema të tjera, shoqëruar me një koktail elegant, ofruar nga mikpritësit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje
Ice Roll Ksamil kërkon Kamariere, Ndihmës kamariere dhe Hostes. Ofrohet akomodim
Don Peppe Pizzeria kërkon të punësojë Picajol dhe Kamarier
Restorant Sophra në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier dhe Ndihmës Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.