Mbi 1 mijë firma në peticionin drejtuar kryetares së Bashkisë Florjana Koka

11/10/1615:41

Shperndaje:


screenshot_6Thirrja për firmosjen e një petiocioni që do t`i drejtohet kryetares së Bashkisë Sarandë Florjana Koka ka gjetur një mbështetje masive. Peticioni, nismë e një pushueseje britanike, e cila thotë se u shokua nga gjendja e kafshëve endacake në Sarandë, sot ka kaluar mbi 1000 firma. Me anë të këtij peticioni do t`i kërkohet kretares së Bashkisë Florjana Koka masa për ngritjen e qendrave ku të trajtohen qentë dhe macet që enden rrugëve në Sarandë. Gjendja kryesisht e qenve të rrugës në Sarandë është alarmante. Qenë të grupuar në kope bëhen shqetësim për banorët, sidomos në orët e natës, ku këta qenë janë mbretërit e rrugëve. Nismëtarja e kësaj thirrje shjprehet se “Unë kam marrë mesazhe mjaft shqetësuese nga shqiptarët duke thënë se autoritetet lokale janë të përfshirë në helmimin dhe vrasjen e qenve dhe maceve endacake dhe ata nuk e shohin një problem.
Kjo më dha edhe më shumë pushtet për të luftuar për të drejtat e kafshëve në Shqipëri” shprehet Agnieszka Bak në thirrjen e mbledhjes së sa më shumë firmave për peticionin. Peticioni firmoset online në këtë link https://www.change.org/p/mayor-of-sarande-mrs-florjana-koka-save-dying-dogs-open-animal-rescue-center-in-sarande-albania 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dino Didani publikon vëllimin poetik “Lulet e Dimrit”
Erdeti Boutique Hotel kërkon Sanitare, Kamarier/e dhe Roje
NJOFTIM PUNËSIMI PËR STAF VJETOR NË RESTORANT LIMANI NË SARANDË
BUZË Hotel kërkon të punësojë Kamarier/e dhe Banakier/e
Dy vjet pas afatit, Parku “Miqësia” me shatërvan pa ujë dhe lodra jofunksionale
Fast Food Geri në Sarandë  kërkon të punësojë Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.