Mbetjet në luginat e lumenjve Kalasë dhe Bistricë përfundojnë në plazhet e Sarandës

09/11/2118:32

Shperndaje:

Z. Kryeministër!

Ju kemi ndjekur në qëndrimin dhe aksionin tuaj për pastrimin e territorit nga mbeturinat. Nismë e vonuar, por e domosdoshme.

Duke dashur t’i shërbejmë interesit publik dhe t’ju vijmë në ndihmë për t’i kërkuar llogari pushtetit vendor po ju njoftojmë publikisht me gjendjen në zonën e Sarandës, Delvinës dhe Finiqit.

Ndotja është masive si në tokë dhe në det. Lumenjtë Kalasë dhe Bistricë derdhin në Gjirin e Sarandës tonelata mbetjesh çdo vit. Në fakt nuk është detyrë juaja, është detyrë e jona si qytetar të mos ndotim dhe e pushtetit vendor të marrë masa ndaj ndotësve dhe të sigurojë infrastrukturën e nevojshme për grumbullimin dhe përpunimin e mbetjeve, por nga sa duket ne kemi dështuar, pasi gjendja në luginat e dy lumenjve Kalasë dhe Bistricë çdo vit është e tillë.

Saranda nuk është veç e jona. Është pasuri e Shtetit Shqiptar. Pasuria më e madhe e Shqipërisë është deti.

Burimi më i madh ekonomik i Sarandës dhe zonave për rreth është deti.

Pikërisht pasurinë tonë më të madhe ne e trajtojmë kaq keq.

Na duhet ndihmë.

Ndihmë që ta pastrojmë dhe ju përmes forcës së ligjit të kërkoni llogari:Ku janë dhe çfarë masash kanë marrë Bashkitë Delvinë, Finiq dhe Sarandë që lejojnë të derdhen në det këto mbetje?

Ju presim! Faleminderit!


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Policia e Sarandës shpall në kërkim 3 persona, dy prej tyre të moshuar 75 dhe 85 vjeç
Dy fëmijë pa shkollë prej gjashtë muajsh në Sarandë, prindi kërkon zgjidhje
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Kompania KADIU kërkon Përfaqësues Shitjesh dhe Motorist në Sarandë
Skandal në shkollën “Adem Sheme” në Sarandë: fëmijët lihen jashtë për disa minuta vonesë
Agjenci Turistike “Saranda Center” kërkon Punonjës/e zyre, Shofer dhe Arkëtar/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.