Matilda Qurku shpall kandidaturën për drejtimin e Degës së Partisë Demokratike Sarandë

06/02/2614:00

Shperndaje:

Matilda Qurku shpall kandidaturën për drejtimin e Degës së Partisë Demokratike Sarandë

Matilda Qurku ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për drejtimin e Degës së Partisë Demokratike Sarandë, duke theksuar se ky vendim vjen nga bindja se politika ka ende kuptim kur ushtrohet me ndershmëri, përgjegjësi dhe dëgjim të qytetarëve.

 

Matilda Qurku, sekretarja e Degës së PD Sarandë shkarkohet nga Gaz Bardhi

 

Në deklaratën e saj, Qurku shprehet se prej vitesh ka qenë pjesë aktive e Partisë Demokratike, duke mbajtur role të rëndësishme si anëtare e Kryesisë së Degës, Sekretare e Degës, anëtare e Këshillit Kombëtar dhe kandidate për deputete. Ajo thekson se angazhimi i saj ka qenë gjithmonë i orientuar drejt punës reale dhe mbrojtjes pa kompromis të vlerave të partisë.

 

“Saranda nuk ka nevojë për premtime boshe, por për punë, guxim dhe bashkim. Ka nevojë për një zë që nuk trembet, që nuk lodhet dhe që nuk harron pse hyri në politikë,” – shprehet ajo, duke nënvizuar se kandidatura e saj synon rikthimin e besimit dhe forcimin e strukturave të Partisë Demokratike në qytet.

 

Qurku thekson se vjen në këtë garë me përvojën, mësimet dhe bindjet e saj politike, por mbi të gjitha me përkushtim dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj demokratëve të Sarandës. Ajo u bën thirrje anëtarëve të partisë që ta mbështesin për të ndërtuar një degë më të fortë, më të bashkuar dhe më përfaqësuese.

 

“Ky është një hap i menduar, i ndjerë dhe i sinqertë. Rruga nuk do të jetë e lehtë, por unë nuk kam zgjedhur kurrë rrugën e lehtë,” – përfundon deklaratën e saj Matilda Qurku.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ardit Bido takim me banorët në Senicë: Do të restaurohet kisha e dëmtuar
Matilda Qurku shpall kandidaturën për drejtimin e Degës së Partisë Demokratike Sarandë
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Policia zbardh detaje të reja për eksplozivin në Shëndëlli, shpallet në kërkim një i dyshuar
Lamtumirë Pëllumb Halimi – Saranda humbet një shërbyes të përkushtuar
Parandalohet shpërthimi i një automjeti, shoferi pikas eksplozivin gjatë lëvizjes

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.