Matilda Qurku kundër vendimit të këshilltarëve të PD për të bashkuar votat me të majtët

Matilda Qurku kundër vendimit të këshilltarëve të PD për të bashkuar votat me të majtët për parkun fotovoltaik në pronë të pretenduar nga niviciotët: “Zhvillimi nuk mund të vijë duke shpërfillur komunitetin”

 

Kandidatja për deputete në zgjedhjet e majit, Matilda Qurku, ka reaguar ashpër pas vendimit të këshitarëve të Partisë Denokratike në Këshillin Bashkiak të Sarandës për të miratuar dhënien me qira të 60 hektarëve tokë për ndërtimin e një parku me panele fotovoltaike, duke u pozicionuar qartësisht kundër këtij akti.

 

Matilda Qurku kundër vendimit të këshilltarëve të PD

 

“Personalisht jam kundër vendimit të Këshillit Bashkiak Sarandë për lejimin e paneleve fotovoltaike, pavarësisht kundërshtimit të qytetarëve,” – u shpreh Qurku në një deklaratë publike, duke vënë theksin te mungesa e transparencës dhe mosrespektimi i zërit të komunitetit lokal.

 

Ajo theksoi se zhvillimi nuk mund të vijë duke shpërfillur komunitetin dhe duke cënuar mjedisin dhe interesin e përbashkët, ndërsa kërkoi që institucionet publike të tregohen të përgjegjshme dhe të veprojnë në përputhje me nevojat dhe të drejtat e qytetarëve.

 

“Saranda meriton transparencë, respekt dhe zhvillim të qëndrueshëm,” – shtoi Qurku, duke sinjalizuar se do të qëndrojë në krah të banorëve të Nivicës, të cilët pretendojnë se toka është pronë e tyre dhe se çështja ndodhet ende në gjykatë.

 

 

Deklarata e saj vjen në një kohë kur vendimi i këshillit bashkiak është shoqëruar me tensione dhe kundërshti të forta nga banorët, të cilët nuk janë lejuar të marrin pjesë në mbledhje dhe janë përjashtuar nga procesi vendimmarrës. Ndërkohë, këshilltarët bashkiakë, përfshirë ata të Partisë Demokratike, janë kritikuar për qëndrimin e tyre pro, pavarësisht rezistencës qytetare.

 

Sarandë: Të Majtë dhe të Djathtë bëhen bashkë kundër Nivicës – VIDEO

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.