Materniteti: Nëna e 6 fëmijëve tentoi të largohej, nëna dhe fëmija janë në gjendje të mirë

03/07/229:46

Shperndaje:

Drejtori i maternitetit të Sarandës Tajar Lako ka folur pasi një 35-vjeçare u hodh nga kati i dytë i godinës bashkë me foshnjën e porsalindur.

Në një instervistë, Lako shprehet se nëna nuk tentoi të vetëvritej, siç thoshte policia në njoftimin zyrtar, por se ishte tentativë e saj për t’u larguar nga spitali.

Sipas drejtorit të maternitetit, 35-vjeçarja e kishte lindjen e gjashtë, por ishte në situatë rruge.
“Në datën 28 qershor rreth orës 02:20 ka lindur nga një lindje normale. Është fëmija i gjashtë. Lindja ka ecur shumë mirë dhe ka vazhduar në ditët në vazhdim trajtimi i nënës dhe fëmijës nga mjekët përkatës dhe çdo gjë në shëndetin e tyre ishte normale. Që ditën e tretë duke parë kushtet e nënës që duket pak me prapambetje, burrin e saj nuk mund ta gjenim se nuk vinte në spital u thashë infermiereve që nëse shihnin burrin e saj të vinte në maternitet ai të kontaktonte me mua. I gjithë stafi ka qenë i përkushtuar për rastin me qumësht, me rroba për fëmijën, të siguruara nga spitali.

Duke qenë se këta janë të ardhur në qytet në sezon thjesht për të lypur atëherë unë nuk mund ta nxirrja fëmijën nga materniteti se nuk dija kushtet e banimit dhe ku t’i shpinim. I ndodhur në këto kushte komunikoj me drejtorin e spitalit dhe i nisim bashkisë një shkresë zyrës së shërbimit social, madje edhe gojarisht ka folur për rastin edhe shefja e burimeve njerëzore dhe përgjigja e tyre ishte se adresa e tyre rezultonte herë në Durrës, herë në Berat herë në Gjirokastër dhe ne nuk kishim siguri se ku dhe ishim në pritje për të marrë një adresë të saktë se ku mund t’i çonim. Kjo për arsye se unë një fëmijë dy-tre ditësh që ta nxirrja në rrugë me temperaturat 40 të ditës apo të ftohta të natës, pasi këta nuk kanë banesë, nuk mund ta nxirrja”, tha Lako.

Sa i përket gjendjes shëndetësore, ai tha foshnja gëzon shëndet të plotë, teksa nëna ka disa probleme.
“Tani me nënën merret mjeku gjinekolog, mjeku ortoped, reanimatori ndërsa unë merrem me trajtimin e foshnjës. Foshnja gëzon shëndet. Nuk pati gjë se nëna pasi është kacavjerrë nga dritarja në shesh është gjetur që e kishte fëmijën të lidhur tek gjoksi dhe barku për ta mbrojtur. Nga çfarë shihet këtu nuk ka pasur tentativë të nënës për t’u vetëvrarë, por tentativë për t’u larguar nga spitali”, tha drejtori i maternitetit të Sarandës, mjeku pediatër Tajar Lako.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Policia kontroll fizik një 17-vjeçari në Sarandë, i gjendet një thikë dhe kanabis
Qendra Estetike Doctor Fish Sarandë kërkon parukier/e me eksperiencë për bashkëpunim
Një 16-vjeçar kapet nga Policia duke drejtuar një automjet
MEMALIAJ – BUTRINTI 0-3 / LIVE NË SARANDA WEB
Rezultatet e Zgjedhjeve për Kryetarin e ri të MEGA për çdo qendër
Lefter Nika zgjidhet kryetar i Partisë MEGA, përfaqësuese e minoritetit grek në Shqipëri

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.