Marin Mema denoncon skenarin ogurzi që organizohet kundër Odise Gremos në Sopik


Gazetari Marin Mema me anë të një postimi në facebook denoncon atë që sipas tij po inskenohet kundër Odisea Gremo nga fshati Sopik.

 

I bëjmë thirrje institucioneve përkatëse të marrin në mbrojtje Odise Gremon, banor në fshatin Sopik, i cili guxoi të denonconte qartë, pastër e me fakte atë që ndodh me greqizimin në disa fshatra në jug të vendit. Kryeplakut të fshatit Sopik, disa strukturave vendore atje dhe elementëve të caktuar pjesë e uniformave blu në Livadhja u kërkojmë të heqin dorë menjëherë nga presionet ndaj z. Gremo në të kundërt do të duhet të përgjigjen ligjërisht. Asnjë skemë për të zhvlerësuar figurën e tij apo për të ngritur procese të montuara nuk do të lejohet të ndodhi. E jo vetëm kaq, por ftohet kryeplaku dhe njerëz të tjerë rreth tij të heqin dorë nga organizimet e nëndheshme të këtyre ditëve për të detyruar banorët të deklarohen masivisht grekë në Sopik. Kushdo që shkel Kushtetutën e Republikës së Shqipërise do të përgjigjet ashtu siç ndodh në çdo vend tjetër në Europë e kudo!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe Ministria e Brendshme duhet të reagojnë dhe të mbajnë një qëndrim zyrtar për këtë skandal si institucione që kanë detyrimin ligjor në parandalimin e përkeqësimit të çdo situatë të mëtejshme.

Z. Gremo ka dhe do të ketë mbështetje të plotë nga të gjithë shqiptarët prandaj çdo akt kundër tij është akt kundër shqiptarëve. Asnjë “projekt” qe promovon ekstremizëm apo trasmeton frymën e urrejtjes nuk duhet të gjejë hapësirë në Shqipëri. Ekstremizmat nuk mund të mbështeten sepse ato nuk janë zgjidhje! Zgjidhja e vetme është ligji!

Së fundi, juve që në pabesi e kërcënoni apo e vini nën presion Odise Gremon, të jeni të sigurt se ai nuk është vetëm! Mos e harroni këtë! Ju ftoj të gjithëve miq ti shkruani Odise Gremos në faqen e tij ne FB ! ❤️💪🏽🇦🇱 Ne nuk kërkojmë e nuk kemi urrejtje për askënd, ne duam më shumë vendin tonë !

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë