Maratona Kombëtare e Notit, shkëlqejnë përsëri Eklea Omeri dhe Ediljano Huna – VIDEO

10/09/2212:28

Shperndaje:

Është zhvilluar ditën e sotme në Sarandë Maratona Kombëtare e Notit me pjesëmarrje të notarëve nga të gjitha moshat dhe ekipet, aktivitet i cili është shoqëruar edhe me një ceremoni në nder të notarit sarandjot Idriz Muço.

Edhe në këtë aktivitet kanë shkëlqyer notarët sarandjotë, ku gara 2 km është fituar nga Eklea Omeri për femra, e ndjekur nga Liana Muka dhe Greis Isufi, ndërsa meshkuj Ediljano Huna, i ndjekur nga Enrik Rugji dhe Henrik Sali.

Gara më interesante dhe emocionale ishte ajo e femrave 1 km, ku notaret Viki Tafrruku dhe Alma Dërvishi kanë qenë krahë për krahë përgjatë gjithë garës, por që finishin e preku e para Viki Tafrruku, ndërsa vendin e tretë Ana Hunaj.

Gara 2 km për meshkuj u fitua nga Martin Nika, i ndjekur nga Flabio Ivanaj.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Fondi Shqiptar i Zhgënjimit” investon në Sarandë pa pyetur qytetarët – VIDEO
Aris Boat Tour në Sarandë kërkon Agjent Shitjesh në terren
Ardit Bido: Delvina dhe Konispoli duhet të mbeten bashki, identiteti nuk negociohet – VIDEO
Shtyu babanë nga shkallët pasi i kishte vrarë nënën, Gjykata jep dënimin për 43-vjeçarin
Nga kënd lojërash në vatër rreziku – Banorët: Bashkia të reagojë para se të jetë vonë
Victoria Boutique Hotel & Restaurant në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.