Lyerja me çimento të lëngshme nuk zgjidh problemin, thjesht e fsheh disa ditë – VIDEO

Lyerja me çimento të lëngshme nuk zgjidh problemin, thjesht e fsheh disa ditë

Vetëm një vit pas përfundimit të investimit në rrugët me mozaik në qendër të Sarandës, degradimi i tyre po bëhet çdo ditë më i dukshëm. Pllakat e dëmtuara, çarjet dhe fundosjet në segmente të ndryshme të rrugëve kanë ngritur shqetësime të forta tek qytetarët dhe bizneset e zonës, të cilët shprehen se investimi i realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk po i reziston kohës.

 

 

Saranda Web e ka denoncuar me dhjetra herë këtë problematikë, duke publikuar vazhdimisht pamje nga gjendja alarmante e rrugëve në qendër të qytetit. Sipas qytetarëve, ndërhyrjet e deritanishme kanë qenë vetëm sipërfaqësore dhe pa efekt real.

 

“Lyerja me çimento të lëngshme nuk zgjidh problemin, thjesht e fsheh disa ditë”, shprehen banorët, ndërsa pas çdo ndërhyrjeje të përkohshme, çarjet dhe dëmtimet rikthehen sërish. Në shumë zona, mozaiku është dëmtuar plotësisht, ndërsa rruga po humbet jo vetëm estetikën, por edhe funksionalitetin e saj.

 

Pamjet tregojnë qartë se investimi po degradon me ritme të shpejta, ndërsa mungon një zgjidhje përfundimtare për problemin. Banorët kërkojnë transparencë mbi cilësinë e punimeve dhe një ndërhyrje serioze për rikonstruksionin e segmenteve të dëmtuara, përpara se situata të bëhet edhe më problematike në zemër të qytetit. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar
Lexoni më shumë
Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.