Lëvizte i armatosur në Sarandë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari – VIDEO

Lëvizte i armatosur në Sarandë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari nga Vlora

Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Sarandës, pasi u kap duke qarkulluar i armatosur në qytet, në kundërshtim me ligjin.

 

 

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të kontrolleve intensive për goditjen e armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë siguruan informacion për një shtetas që lëvizte me armë zjarri në qytet.

Bazuar në këto të dhëna, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, policia ka lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. Z., 30 vjeç, banues në Vlorë.

 

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjet, efektivët gjetën një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 30-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për vijimin e hetimeve.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë
Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar
Lexoni më shumë
Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.