
Lavrov: Rusia nuk e ka sulmuar Ukrainën, maternitetin e bombarduam se nuk kishte gra



Sergei Lavrov ka bërë pretendimin e jashtëzakonshëm se Rusia “nuk e sulmoi Ukrainën” dhe e hodhi poshtë bombardimin në spitalin e Mariupolit si një “klithmë patetike” pasi bisedimet e paqes u ndërprenë sot në Turqi, shkruan Dailymail.
Qeni sulmues i Vladimir Putin, siç e përshkruan Dailymail, u takua me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba, i cili u zotua se vendi i tij ‘nuk do t’i dorëzohet’ Rusisë pasi negociatat nuk bënë përparim drejt një armëpushimi.
Duke folur pas bisedimeve të dështuara, Lavrov tha: “Ne nuk po planifikojmë të sulmojmë vendet e tjera. Ne nuk e sulmuam as Ukrainën’.
Lakeja e Kremlinit akuzoi sërish Perëndimin për nxitje të tensioneve dhe këmbënguli se Rusia po kryente ‘operacione speciale’ në Ukrainë.
Ai tha se ukrainasit po përdoren si mburoja njerëzore nga ‘të ashtuquajturat forca të mbrojtjes territoriale’ dhe pretendoi se Rusia po operonte korridore humanitare për evakuimin e sigurt të civilëve, pavarësisht granatimeve të përsëritura të rrugëve të arratisjes.
Lavrov tha në lidhje me sulmin në spital: “Nuk është hera e parë që shohim protesta patetike në lidhje me të ashtuquajturat mizori të kryera nga ushtria ruse.”
Ai bëri pretendime të çuditshme se spitali ishte marrë nën kontroll nga radikalët ukrainas dhe të gjitha ‘nënat dhe infermieret u përzunë nga atje’.
Ministri i Jashtëm akuzoi gjithashtu Perëndimin se i siguron Ukrainës armë.
Ai tha: “Ne shohim se sa të rrezikshëm po veprojnë tani kolegët tanë perëndimorë, përfshirë Bashkimin Evropian, i cili, duke shkelur të gjitha të ashtuquajturat parime dhe vlera të tij, inkurajon furnizimin me armë vdekjeprurëse në Ukrainë.”
Ndërkohë homologu i tij ukrainas Kuleba kritikoi takimin ‘të vështirë’, duke akuzuar Lavrov se ka sjellë ‘narrativa tradicionale’ për Ukrainën në tryezën e bisedimeve.
Ai tha pas bisedimeve të dështuara: “Dua të përsëris se Ukraina nuk është dorëzuar, nuk dorëzohet dhe nuk do të dorëzohet”.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Ndahet nga jeta Petrit Metushi, ikona e Folklorit të Jugut
10/03/2212:45

Restorant LAYOS kërkon të punësojë Punonjëse për Kuzhinë dhe Kamarier/e. Punësim vjetor
10/03/2212:45

Agjenci imobilare në Sarandë kërkon Sekretare zyre për punësim vjetor
10/03/2212:45

Butrinti fiton takimin e parë ndaj Turbinës me gola të Mario Mërkuri dhe Alesio Kolonja – VIDEO
10/03/2212:45

Pizza Savos kërkon për punësim vjetor Motorist dhe Punonjëse për fast-food
10/03/2212:45

Siguria në shkolla: do hiqen kjoskat 50 metër afër, vëzhgim ndaj personave të dyshimtë
10/03/2212:45

BUTRINTI – TURBINA – LIVE NË SARANDA WEB
10/03/2212:45

Jeta e trazuar e Vangjel Papakristos, një Romeo i gjallë dhe një Zhuljetë e humbur
10/03/2212:45

Taulant Balla: Çdo mjet i parkuar gabim do të hiqet me karoatrec dhe do të bllokohet
10/03/2212:45

Hyri nga rruga dytësore dhe i preu rrugën furgonit, detaje nga aksidenti
10/03/2212:45






Rezervime

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
10/03/2212:45

Dhoma Ksamil
10/03/2212:45

Apartamenti 5 – Vila Stupende
10/03/2212:45

Suitë me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
10/03/2212:45

City Glow – Apartament me 2 dhoma
10/03/2212:45
Suvenire

Suvenire nga Saranda – Shegë
10/03/2212:45

Suvenire nga Saranda
10/03/2212:45

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
10/03/2212:45

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
10/03/2212:45

Suvenire nga Saranda
10/03/2212:45



