Kush ishte punonjësi i Bashkisë Delvinë që humbi jetën sot

17/02/2018:27

Shperndaje:


Sopot Kamberi, 50 vjeç, ka humbur jetën pasditen e sotme nga një atak kardiak, pak caste pasi kishte lënë punën dhe ishte duke shkuar në shtëpi.

Sopot Kamberi kishte lindur në fshatin Varfaj, rrëzë malit të Sopotit, nga i cili kishte marrë edhe emrin. Pavarësisht se ishte larguar nga vendlindja për të banuar në Delvinë ku punonte prej shumë vitesh në Gjendjen Civile, Sopot Kamberi nuk e kishte harruar fshatin dhe rrënjët e tij.

Sopot Kamberi kthehej vazhdimisht në Varfaj, aty rrëzë Sopotit, ku kishte edhe tokat e prindërve në të cilat kishte vendosur edhe disa koshere me bletë, pas të cilave ishte shumë i apasionuar, pasi sic thoshte Sopoti, lulet e Sopotit nxjerrin mjaltin më  të mirë.

Sopoti ishte shumë i dashur me të gjithë njerëzit, vecanërisht me bashkëfshatarët e tij, me të cilët pavarësisht se ku jetonin bashkëbisedonte nëpërmjet një grupi në facebook të cilin e kishte krijuar prej shumë vitesh, grup në të cilin sillte informacione të shumta për njerëzit e Varfajt.

Ngjarja e rëndë e pasdites së sotme ka shokuar të gjithë njerëzit që e njihnin nga afër, por edhe ata që vetëm e kishin parë aty te zyra e Gjendjes Civile në Delvinë, ku u shërbente të gjithëve me devotshmëri dhe pa asnjë vonesë dhe burokraci.

Saranda Web shpreh ngushëllimet më të thella ndaj Familjarëve dhe Miqve të Sopot Kamberit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Policia e Sarandës shpall në kërkim 3 persona, dy prej tyre të moshuar 75 dhe 85 vjeç
Dy fëmijë pa shkollë prej gjashtë muajsh në Sarandë, prindi kërkon zgjidhje
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Kompania KADIU kërkon Përfaqësues Shitjesh dhe Motorist në Sarandë
Skandal në shkollën “Adem Sheme” në Sarandë: fëmijët lihen jashtë për disa minuta vonesë
Agjenci Turistike “Saranda Center” kërkon Punonjës/e zyre, Shofer dhe Arkëtar/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.