

KSAMIL – ISHUJT E KSAMILIT




KSAMIL – ISHUJT E KSAMILIT
Sapo futesh në Ksamil pamja e parë që shikon janë Ishujt e Ksamilit. 18 km në jug të Sarandës, Ksamil dhe Ishujt e Ksamilit përbëjnë pjesën më aktraktive të kësaj zone bregdetare.
Ishujt në Ksamil kanë një lartësi nga 7.5 deri në 15 metra mbi nivelin e detit. Këta ishuj të vegjël shkëmborë janë vendosur pranë njeri-tjetrit të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft të zhvilluar. Megjithëse dora e njeriut nuk e ka kursyer duke e betonizuar në pjesën më të madhe të tij, sërish Ksamili ofron bukuri mahnitëse. Ishujt përballë tij e bëjnë Ksamilin aq të veçantë e të dëshirueshëm.
Ishujt e Ksamilit gjenden pranë bregdetit të Jonit në Ksamil. Pak kilometra larg qytetit të Sarandës shpaloset një pamje mahnitëse e detit ngjyrë gurkali, dhe ishujve të vegjël shkëmborë me një bimësi të egër e të dendur. Vetëm 2 km më larg ndodhet qyteti antik i Butrintit.
Kjo zonë është unikale dhe përfaqësuese e bregdetit shkëmbor jonik shqiptar. Kanë vlera shkencore, edukative, biologjike, estetike, dhe turistike. Për të shkuar tek ishujt mund të përdoren varkat ose me not, pasi distanca nga bregu është e shkurtër.
Ksamili përfaqëson një prej vendpushimeve bregdetare më të frekuentuara gjatë verës. Qyteza e vendosur në skajin jugor të vendit ofron plazhe të vogla e të pastra, ndër më të bukurat e bregdetit Jonian. Shumë vizitorë e përzgjedhin Ksamilin për magjinë e ishujve dhe qetësinë. Plazhet e vendosura vetëm pak km në jug të qytetit të Sarandës dhe shumë pranë Parkut Kombëtar të Butrintit i lejojnë pushuesve akses të lehtë për këto dy destinacione të jetës së mbrëmjes dhe turizmit kulturor.
Në wikipedia për Ishujt në Ksamil shkruhet:
Ishujt në Ksamil ose Ishujt e Tetranisit janë katër ishuj të vogël që ndodhet në Bashkinë e Sarandës. Ishujt janë shumë pranë bregur dhe mund të arrihen me varka, por edhe duke notuar. Ksamili, sipas të cilit ishujt janë të emëruar, është i vendosur në lindje të ishujve.
Zonat e kombinuar e katër ishujve të Ksamilit është 7,1 ha dhe janë pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Twitter Saranda Web
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, përplasen dy automjete
10/02/2318:05

U denoncua për dhunë ndaj bashkëshortes, Policia arrreston 45-vjeçarin nga Saranda
10/02/2318:05

Baza Detare e Sarandës në duart e oligarkëve nga Bajram Begaj dhe Olta Xhaçka, SPAK fillon hetimet
10/02/2318:05

NJOFTIM PUNËSIMI NË 1CLICK.AL, PAGA 40 deri 60 MIJË LEKË/MUAJ
10/02/2318:05

Merr flakë pas festimeve të 8 Marsit lokali me muzike live në Sarandë – VIDEO
10/02/2318:05

PLAZHI PASQYRA – MIRROR BEACH
10/02/2318:05

2T GROUP KËRKON SHITËSE NË TABACCO SHOP PËR TURNIN E PARADITES
10/02/2318:05

Ardit Cikuli takim me mësuesit: Falenderime dhe përulje për kontributin tuaj fisnik
10/02/2318:05

PIZZA SAVOS KËRKON TË PUNËSOJË NDIHMËS PICIER DHE PUNONJËSE
10/02/2318:05

POLITIKA DHE JETA PUBLIKE, TERREN I VËSHTIRË PËR GRATË NË SARANDË
10/02/2318:05







Rezervime

Suitë me dy dhoma – Vila Park Bujari Ksamil
10/02/2318:05

Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
10/02/2318:05

Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
10/02/2318:05

The City View Penthouse
10/02/2318:05

River & Sea Side Apartament
10/02/2318:05
Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
10/02/2318:05

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
10/02/2318:05

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
10/02/2318:05

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
10/02/2318:05

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 27
10/02/2318:05




