Kryetarja e votuar e PD Manola Nikollo kundër qëndrimit të këshilltarëve për votën PRO

31/07/2511:07

Shperndaje:

Kryetarja e votuar e PD Manola Nikollo kundër qëndrimit të këshilltarëve për votën PRO: “Vendimi për tokën në Nivicë është një hap pas për demokracinë vendore”

 

Pas reagimeve të forta nga qytetarë dhe figura politike mbi vendimin e Këshillit Bashkiak Sarandë për dhënien me qira të 60 hektarëve në Nivicë për ndërtimin e një parku fotovoltaik, ka reaguar sot edhe kryetarja e votuar e Partisë Demokratike në Sarandë, Manjola Nikollo.

 

Kryetarja e votuar e PD Manola Nikollo kundër qëndrimit të këshilltarëve për votën PRO

 

Nikollo, e cila në bazë të Nenit të pashkruar “Berisha” ishte detyruar të dorëhiqej nga drejtimi i PD-së vendore për të marrë pjesë në primaret për deputete, ka dalë qartësisht kundër vendimit të Këshillit Bashkiak, duke e cilësuar këtë votim si një akt që shkel parimet e demokracisë vendore dhe përjashton qytetarët nga vendimmarrja për pronën e tyre.

 

“Votimi i djeshëm për dhënien me qira të 60 hektarëve në Nivicë për lejimin e paneleve fotovoltaike, pa marrë parasysh pretendimet dhe shqetësimet e komunitetit, është një hap pas për mënyrën si duhet të funksionojë demokracia vendore,” – shkruan Nikollo në reagimin e saj zyrtar.

 

Ajo ka kritikuar faktin që vendimi është marrë pa praninë e banorëve, pa konsultim dhe ndërkohë që çështja ndodhet ende në proces gjyqësor, duke e cilësuar si të papranueshme mënyrën e qeverisjes së territorit.

 

 

“Nuk jam kundër zhvillimit, por zhvillimi pa konsultim, pa të drejtë fjale dhe mbi çështje që janë ende nën shqyrtim gjyqësor, është i papranueshëm,” – vijon më tej Nikollo.

 

Në përfundim të deklaratës së saj, ajo shprehet e vendosur për të qenë në krah të banorëve të Nivicës, të cilët prej ditësh kundërshtojnë projektin dhe kërkojnë mbrojtjen e të drejtës së tyre mbi tokën.

 

“Qëndroj përkrah banorëve të Nivicës, siç kam bërë që në fillim. Zëri i tyre ka rëndësi dhe do ta mbështes derisa ai të dëgjohet,” – përmbyll Nikollo.

 

Ky reagim forcon më tej përçarjen e brendshme në Partinë Demokratike të Sarandës, ku pas votës pro të disa këshilltarëve, përfshirë drejtuesin aktual të komanduar, figura të kësaj partie si Flamur Noka dhe kandidatë për deputetë po distancohen haptazi nga qëndrimi i zyrtarëve lokalë që bashkëpunuan me PS në këtë votim të debatueshëm.

 

 

Famur Noka nuk u beson dot syve që kryetari i emëruar prej tij votoi PRO

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Të shtunën dhe të dielën bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Abedin Dino”
Përkujtohet 35-vjetori i vrasjes në kufi të 4 të rinjve nga Aliko – VIDEO
U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.