I kritikoj socialistët që të bëhen të gjithë si Marieli

27/01/1711:21

Shperndaje:


Më në fund PUNËS ju gjend NJERIU. Dhe ky njeri është drejtori i ALUIZNIT sot z. Mariel Murati. Pas kaq vitesh sorrollatjesh, më në fund problemet e mbarë Sarandiotëve po i zgjidh ky drejtor. Pas kaq e kaq kohësh, kaq e vështirë paska qenë që punës t`i gjendej njeriu i duhur i cili është kurdoherë në shërbim të popullit dhe pranë halleve te tij. Me profesionalizmin e tij, respektin ndaj qytetarëve, shërbimin e kulturuar ndaj tyre dhe me pritjen e percjelljen e kujtdo, ky njeri mbetet sherbetor i popullit. Uroj dhe shpresoj që të gjitha institucionet të ecin dhe drejtohen në shembullin e tij! Urime Mariel dhe suksese në detyrën që të është besuar !
Ka qenë ky status ne fb i kritikut të përhershëm dhe gjithkujt Stefan Cobani që ka nxitur edhe reagimin e djalit nga Saranda Adriatik Lapaj, njeriu i cili kandidoi në Sarandë nën siglën e Aleancës Kuq e Zi dhe njerit prej drejtuesve të portalit Nisma Thurrje (sipas supozimeve tona), i cili shprehet: Shumë socialistë më thonë Adriatik cfarë ke me socialistët që i kritikon kaq shumë? Unë po u pergjigjem këtu: Dua të bëhen të tërë si Marieli, të punojnë që Shqiperinë ta bëjmë. Kaq. – shkruan Adriatik Lapaj në komentin e tij.
Por perveç këtyre, ajo qe bie në sy është edhe fakti se fjalët e Stefan Çobanit kanë marrë miratimin me Pëlqime dhe Komente edhe të shumë drejtuesve të Partisë Demoktarike në Sarandë, njëri prej të cilëve shprehet: Që të japin vleresime dy kritikues të përherhëm si Stefan Cobani dhe Adriatik Lapaj, për mua nuk është gjë e vogël ky vleresim! Suksese!
Mariel Murati ka arritur në më pak se 2 muaj të marrë besimin e qytetarëve të Sarandës, të cilët në postimin e Saranda Web në kohën kur u vendos në krye të ALUIZNI Sarandë, në një lum komentesh kishin shprehur shpresën dhe besimin se ky institucion, nën drejtimin e Mariel Muratit, do t`i kthehej zgjidhjes së problemeve të qytetarëve të Sarandës.mariel murati 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Do na iki Trump-i” – Deputetja argumenton pse portet duhet të bëhen pronë e investitorëve strategjikë
Supermarket Arta Ksamil kërkon Kasiere & Sistemuese Raftesh. Ofrohet akomodim
Pushtimi italian i Sarandës, 7 prill 1939 – VIDEO
Në kulmin e krizës dhe sezonin e mbjelljeve fermerët mbeten pa mbështetje me naftë
Tuneli i Llogarasë teston traun, bëhet me pagesë brenda muajit
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf nga data 15 maj

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.