Kosova ndihmon Shqipërinë pas tërmetit: Kur ne kishim nevojë, ju hapët shtëpinë

30/09/1916:23

Shperndaje:


Qeveria e Kosovës ka shprehur solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të 21 shtatorit me epiqendër në Durrës, por që shkaktoi dëme të shumta në kryeqytet dhe qytete të tjera. Zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës Ekrem Mustafa zhvilluan një vizitë në Maminas, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit.

Ministri Mustafa në emër të qeverisë së Kosovës shprehu solidaritetin me qytetarët shqiptarë të prekur nga kjo situatë dhe nënvizoi se qëllimi i vizitës është identifikimi i nevojave dhe mundësive që ka Kosova për ndihmë. Zv.ministri Hodaj vlerësoi solidaritetin e treguar nga qytetarët shqiptarë, por dhe faktori ndërkombëtar. Ai vuri në dukje se pas përfundimit të fazës së parë të verifikimit të problemeve, po vijohet paralelisht edhe me ndërhyrjen sipas prioriteteve të caktuara. Të dy zyrtarët, pas vizitës bënë një komunikim të shkurtër për mediat.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Progonati SHPK kërkon Shefe Finance, Arkëtare dhe Faturiste
Investitorët strategjikë marrin portet turistike pa garë dhe bëhen pronarë të përjetshëm
Butrinti fiton në transfertë ndaj Këlcyrës dhe mbetet në ndjekje të kreut
Këlcyra – Butrinti / LIVE – Butrinti kërkon kreun e rënditjes
Shërbimet ‘online’ pa alternativë po e kthejnë dixhitalizimin në barrë për më të dobëtit
Banorët në Piqeras 4 orë pa energji, OSHEE nuk u përgjigjet në telefon

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.