Konflikt i dhunshëm në lagjen “Baba Rexhepi” në Sarandë: 2 të plagosur, arrestohen 2 persona dhe 1 në kërkim

29/01/2614:59

Shperndaje:

Konflikt i dhunshëm në lagjen “Baba Rexhepi” në Sarandë: 2 të plagosur, arrestohen 2 persona dhe 1 në kërkim

Një konflikt i dhunshëm mes disa shtetasve në lagjen “Baba Rexhepi” në Sarandë ka përfunduar me dy persona të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia ka arrestuar dy autorë të dyshuar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

 

 

Sipas Policisë, ngjarja u raportua në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas së cilës shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë ndërhynë menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët.

 

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestuan shtetasit M. H., 24 vjeç dhe Xh. S., 27 vjeç, ndërsa u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. Gj.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shtetasit A. Gj., M. H. dhe Xh. S. kanë shkuar në banesën e shtetasit B. Q., ku për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasve E. Q., B. Q. dhe A. Q., duke i goditur me sende të forta (shkopinj) dhe me mjet prerës.

 

Si pasojë e sulmit, janë plagosur shtetasit E. Q. dhe A. Gj., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

Policia njofton se vijon punën për kapjen e shtetasit F. Gj., ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shpallet në kërkim një 54-vjeçare nga Ksamili. Policia: punohet për kapjen e saj
Restorant Manxurane në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhiniere dhe Llanxhiere
1CLICK kërkon të punësojë staf për shërbim klienti në Sarandë
Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues
Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti
Butrinti fiton 3-0 ndaj Devollit dhe mban gjallë garën për vendin e parë – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.