Konfirmohet gjyqtarja e Apelit Gjirokastër Miranda Andoni

12/06/2011:35

Shperndaje:


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit të Gjirokastrës Miranda Andoni.
Përveç detyrën në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës, Andoni është edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Procesi i vetingut për Andonin u krye nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Pamela Qirko dhe Olsi Komici. Në seancën dëgjimore, Komisioni nuk evidentoi probleme të pasurisë, përveç pasaktësive dhe dy balancave negative në vlerë të vogël.

Gjyqtarja Miranda Andoni u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërkohë që u identifikuan disa gjetje për profesionalizmin.
Komisioni evidentoi tejkalimin e afateve të gjykimit të parashikuara në ligj në disa raste.
Edhe në 15 denoncimet e kryera prej publikut, tre prej tyre që kanë qenë për shkak të shtyrjes së proceseve gjyqësore. Shuli tha se Andoni ka shpjeguar se shtyrjet janë kryer me qëllim zhvillimin e hetimeve të pjesshme për veprime që nuk ishin kryer në Shkallës së Parë ose me kërkesa të palëve.

Gjyqtarja Miranda Andoni tha në fund të seancës së ishte dakort me gjithë procesin dhe se i ishin respektuar të gjithë të drejtat.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues
Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti
Butrinti fiton 3-0 ndaj Devollit dhe mban gjallë garën për vendin e parë – VIDEO
Butrinti – Devolli LIVE në Saranda Web – sfidë vendimtare për kreun e renditjes
Hotel Porto Eda kërkon Sanitare hoteli. Punësim vjetor ose sezonal
Azura Hotel në Ksamil kërkon Punonjëse Kuzhine për Mëngjeset

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.