Kompozitori Limos Dizdari që ‘shpëtoi’ Pallatin e Kulturës në Ksamil

09/03/2120:24

Shperndaje:

Kompozitori Limos Dizdari që ‘shpëtoi’ Pallatin e Kulturës në Ksamil

 

Shumëkush​ mund ta mendojë artistin e njohur Limos Dizdari si një njeri që jeton pambarimisht midis haresë së notave muzikore, në një botë thuajse të ëndërrt, ku po lë gjurmë të pashlyeshme. 7 shkurti i vitit 2000 do të bënte kompozitori Limos Dizdari të merrte rrugën drejt Ksamilit, datë kjo jo pak e rëndësishme në memorien e tij.

 

“Kur kam ardhur për herë të parë këtu 22 vite për para e pash shtëpinë e kulturës të shkatërruar në mënyrë të llahtarshme, në ‘97 ishte bërë kërdia”, tha kompozitori.
Rrugëtimi e tij të parë në Ksamil do të përshkruhej nga artisti si e trazuar dhe në errësirë të plotë, por do të shërbente për të plotësuar dëshirat e tij artistike.

 

 

“Në ‘99 unë erdha këtu dhe vendosa që ta bëjë këtë, kisha shumë ide të tjera më parë, njëherë doja të bëja Teatrin e Kukullave ta beja teatër të muzikës se dhomës edhe pastaj të kthehej të bëhej liceu ku u bë parlamenti i parë shqiptar”, tha kompozitori Limos Dizdari

 

I mbështetur edhe nga bashkëshortja e tij e cila e ka ndjekur hap pas hapi, me sakrifica ekonomike çifti Dizdari arritën të shndërrojnë tërësisht fytyrën e pallatit të kulturës në Ksamilit.

 

“Ime shoqe ishte e jashtëzakonshme që më ka mbështetur në të tëra propozimet e mia që shumica ishin kapriço të Limosit. Atë 7 shkurt 2000 që u vendosëm ishte errësirë se nuk kishte drita dhe nga Saranda në Ksamil duhej më shumë se dy orë, pasi ishte një rrugë jashtëzakonisht e keqe”, tha ai.

 

Në ambientet e Qendrës së Artit Dea larmishmëria e punimeve të Arben Bajos për skulpturat e artistëve kombëtar dhe ndërkombëtar mirëpret denjësisht çdo vizitor. Me projektet e pashteruara të kompozitori Limos Dizdari për Qendrën e Artit DeaKsamil ai kërkon mbështetjen e shtetit që këto vijimësia e tyre të mos shterojë.

 

“Duhet të vazhdojë aktivitet me intensitet shumë të lartë, vetëm nuk bëhet, duhet patjetër shteti, e kam pak të vështirë komunikimin, por jam i bindur që shteti do të bindet pasi kjo që propozoj është shumë më e mirë. E kam ngritur me shumë vështirësi këtë, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë e mia ekonomike”, tha kompozitori.

 

Edhe pse me ndërtimin nga një dorë artisti, kjo qendër ka nevojë edhe për më mbështetje më të madhe, për të mos shuar punën e pa lodhur të shpirtit artistik të Limos Dizdarit I cili nuk e humb besimin se do të ketë ndihmë nga qeveria.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

YouTube sarandaweb

TikTok saranda.web

Pinterest sarandaweb

LinkedIn sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

19-vjeçarja shqiptare humb jetën në Greqi, e droguan dhe e lanë të vdiste në rrugë
Kërkohet një kujdestare gjatë ditës për një grua të moshuar në Sarandë
MARKET DAILY në Sarandë kërkon të punësojë staf shërbimi dhe manaxherial
Market ushqimor JULI kërkon Kasiere dhe Sistemuese. Ofrohet akomodim
Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit, Policia në kërkim të autorëve
Sarandë/ Nuk ka më vende në Varrezat e Limionit, Bashkia: shkoni në Volloder

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.