Kompania ROAL FOOD kërkon Shofer për shpërndarje produktesh në zonën e Sarandës

Kompania ROAL FOOD kërkon Shofer për shpërndarje produktesh në zonën e Sarandës

 

ROAL FOOD është një kompani me mbi 20 vite eksperiencë në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Prezent në gjithë tregun shqiptar dhe rajonal, ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh me cilësi të lartë dhe kemi ekskluzivitetin e disa prej brandeve më të njohura ndërkombëtare.
Qëllimi ynë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut, duke ndjekur trendet bashkëkohore dhe duke sjellë inovacione të vazhdueshme.

Aktualisht, jemi në kërkim të stafit të ri energjik dhe me ide të reja për zhvillim.

 

Pozicioni vakant: Shofer Shpërndarje – Sarandë

 

Detyrat kryesore:

 

  • Shpërndarja e porosive me automjetin e kompanisë në destinacionet e përcaktuara.

  • Mbajtja e marrëdhënieve të mira komunikimi dhe shërbimi me klientët.

  • Bashkëpunimi me agjentin e shitjeve në rast problematikash.

  • Tregimi i korrektësisë, përgjegjësisë dhe shkathtësisë gjatë punës.

  • Respektimi i kolegëve dhe rregullave të kompanisë.

  • Përgjegjësia mbi mallrat gjatë ngarkim-shkarkimit.

 

Kualifikimet:

 

  • Arsim i mesëm (arsim i lartë përbën avantazh).

  • Leje drejtimi kategoria B.

  • Seriozitet, korrektësi dhe besueshmëri në punë.

  • Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion.

 

📍 Vendbanimi: Gjirokastër – Sarandë

 

Dërgoni CV-në në [email protected]

Kontakt: 068 901 5110 & 068 602 1526

 

Kompania ROAL FOOD kërkon Shofer për shpërndarje produktesh në zonën e Sarandës

 

 

ℹ️ Ky është një njoftim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen është punëdhënësi.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë
Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë
Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.