Komisioni i Pavarur i Kualifikimit merr vendimin për prokurorin Lorenc Mërkuri

22/09/2113:24

Shperndaje:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht të shkarkojë nga detyra prokurorin e Sarandës, Lorenc Mërkuri. 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli sot vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Lorenc Mërkuri. Vendimi u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Gjatë seancës dëgjimore të martën më 21 shtator, Komisioni ngriti dyshime se Mërkuri ka fshehur pasuritë duke mos i deklaruar në vite si dhe ka cënuar besimin e publikut. Gjithashtu, u relatuan një duzinë me denoncimesh nga publiku lidhur me çështjet e hetuara prej subjektit, si dhe një raport negativ i DSIK që ngrinte dyshime për përfshirje në veprime korruptive në disa çështje penale, si dhe dyshime për kontakte të papërshtatshme. Mërkuri i kundërshtoi konstatimet e KPK-së dhe institucioneve ndihmëse të vetingut.

Lorenc Mërkuri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Sarandës. Ai është emëruar prokuror në vitin 2012 dhe prej dhjetorit 2013 deri në shkarkimin e tij nga detyra e ushtruroi funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Sarandës. REPORTER.AL


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ADELE Hotel në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare
Shëndetësia me lekë “nga xhepi”: Saranda dhe Delvina mes mungesës së mjekëve dhe spitaleve funksionale
Kontratat e energjisë, nis aksioni për kapjen e bizneseve që paguajnë si familjarë
Goditet me grushte dhe sende të forta, 48-vjeçari përfundon në Spital, arrestohet autori
Ardit Bido në Parlament: Tatzati, Varfaj, Vërva, Dishati, Lefterohori e Kakodhiqi duhet të lidhen me rrugë për banorët & turizmin
Drafti i amnistisë penale: Kush përfiton nga lirimi, ulja e dënimit dhe pushimi i çështjeve

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.