
Komisar Agim Troci nderohet me “Yllin e Mirënjohjes Publike” për betejën me zjarret në Delvinë
Komisar Agim Troci nderohet me “Yllin e Mirënjohjes Publike” për betejën me zjarret në Delvinë
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sot me dekoratën “Ylli i Mirënjohjes Publike” komisar Agim Troci, i cili u plagos gjatë përballjes me flakët në Delvinë më 25 korrik. Në një ceremoni solemne, Rama theksoi kontributin e zjarrfikësve që përballuan zjarret në vend, duke vënë në rrezik jetën e tyre për të mbrojtur njerëzit dhe pasurinë publike.
“Mes tyre ka edhe jetë të dyta, si jeta e komisar Agim Troci që u dergj i plagosur për ditë të tëra në shtrat, por pa keqardhje për veprimin heroik që mund ta kishte ndarë përgjithmonë nga familja dhe nga fëmijët,” – tha Rama.
Kryeministri përmendi gjithashtu edhe emra të tjerë të forcave zjarrfikëse, si kolonel Gëzim Marku, zjarrfikësi nga Bulqiza, komandanti Ervin Buzi dhe Klajdi Tushe, duke i cilësuar shembuj të sakrificës dhe trimërisë.
Sipas Ramës, “Kronika e zjarreve të kësaj vere mund të vazhdojë të rrëfehet gjatë, por ajo mbetet mbi të gjitha një histori e jetëve të vendosura në shërbim të publikut, shpesh duke sfiduar edhe kufijtë e rezistencës fizike të trupit”.
Ky vlerësim vjen si një mirënjohje e lartë për përkushtimin dhe sakrificën e zjarrfikësve që u gjendën në vijën e parë të betejës me flakët, ku komisar Agim Troci përfaqëson një prej figurave më domethënëse të kësaj përballjeje.
Shefi i Komisariatit Delvinë Agim Troci sakrifikon veten për të shpëtuar një fëmijë nga flakët
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
27/08/2513:31

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
27/08/2513:31

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
27/08/2513:31

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 33
27/08/2513:31

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 8
27/08/2513:31
