

Klodian Kondi largohet nga Saranda, 18 muaj sukses në krye të Policisë


Shefi i Komisariatit të Sarandës Klodian Kondi ka lënë detyrën për t’u emëruar Shef i Komisariatit të Pogradecit. Në vend të Kondit, në Sarandë është emëruar Oltion Agolli, shef i Komisariatit të Pogradecit. Klodian Kondi mbajti detyrën e Shefit të Komisariatit të Sarandës për 1 vit e gjysëm prej korrikut 2021.
Ardhja e tij në krye të bluve të Sarandës i dha tjetër impakt forcës goditëse ndaj krimit ku brenda 6 muajve të parë u arrestuan mbi 100 shtetas për vepra të ndryshme penale, duke rritur zbulueshmërinë e vënë në pranga autorë të ngjarjeve të rënda kriminale, përfshirë edhe grabitje me armë.
Ndër ngjarjet më të bujshme të ndodhura në Sarandë e të zbuluara nën drejtimin e Shefit të Komisariatit Klodian Kondi, mund të përmenden:
- Grabitja me armë e noterit Thoma Kaçi, ku pas një pune profesionale drejtoi hetimet në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, ku u kapën dhe u vunë para drejtësisë autorët e kësaj ngjarje.
- Vjedhja e shumës prej 200 milionë lekë në Supermarket “Halo” në Sarandë, ku u arrit të bëhet dokumentimi i plotë ligjor dhe kapja e autorëve të cilët nuk lanë asnjë provë në vendin e ngjarjes ku ata morën veç lekët edhe pajisjet DVR në këtë market.
- Goditja e personave për armëmbajtje pa leje.
- Goditja e personave që merreshin me krime ndaj pronës. Vjedhjet e banesave në qytet janë thuajse zero.
- Zbulimi i menjëhershëm i djegies së zyrës noteriale të Aleko Anagnostit dhe i pengmarrjes së Gentian Omerit.
- Goditja e krimeve mjedisore, vlen të përmendet se qyteti i Sarandës ka dalë nga njolla e zezë e ndërtimeve pa leje, kjo e bërë e ditur edhe nga Kryeministri, nën drejtimin e këtij Shefi Komisariati. Gjatë kohës që Komisariati i Sarandës është drejtuar nga Klodian Kondi janë finalizuar me sukses të plotë 35 operacione policore.Vlen të përmendet që zbulueshmëria e ngjarjeve gjatë analizës së Komisariatit Sarandë për vitin 2022 ka qenë 94.97 %.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Emisioni CROSSFIRE, i ftuar Fredi Beleri, kandidat i PBDNJ për kryetar të bashkisë Himarë
23/01/2313:28

Palestra “Silhouette Sport Center” kërkon të punësojë sanitare
23/01/2313:28

Fillojnë punimet për rikonstruksionin e godinës së Komisariatit të Policisë Sarandë
23/01/2313:28

Reporter.al / Mungesa e monitorimit rrit rreziqet nga ndotja e pesticideve në Shqipëri
23/01/2313:28

Kishte kërkuar ndihmë për kurimin nga kanceri i gjirit, humb jetën Arta Haxhiu
23/01/2313:28

U kap i dehur në timon, Policia arreston në flagrancë drejtuesin e mjetit
23/01/2313:28

Kandidati për kryetar të bashkisë Sarandë Ardit Cikuli në emisionin “SKANER” nga Shpresa Dine
23/01/2313:28

Një grua hidhet nga kati i 4 i ndërtesës, dërgohet me urgjencë në spitalin e Sarandës
23/01/2313:28

Morën peng dhe rrahën një 39-vjeçar, arrestohen 4 persona, në kërkim 1 tjetër – VIDEO
23/01/2313:28

VIDEO / Fiken dritat në tunelin e rrugës Kardhiq – Delvinë
23/01/2313:28







Rezervime

Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
23/01/2313:28

The City View Penthouse
23/01/2313:28

Dhomë katërshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
23/01/2313:28

Dhoma teke në Hotel Mesopotami
23/01/2313:28

Apartamenti 5 – Vila Stupende
23/01/2313:28
Suvenire

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
23/01/2313:28

Suvenire nga Saranda – Shegë
23/01/2313:28

Suvenire nga Saranda
23/01/2313:28

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
23/01/2313:28

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
23/01/2313:28




