Këtë verë banorët do mund të flenë 1 orë më shumë, muzika ndalon në orën 23:00
Këtë verë në Sarandë banorët do mund të flenë 1 orë më shumë, muzika ndalon në orën 23:00
Pas shumë ankesash nga qytetarët dhe pushuesit ndër vite, këtë sezon veror pritet të ketë një ndryshim të rëndësishëm në Sarandë: muzika në plazhe dhe ambientet pranë tyre do të ndalet më herët, konkretisht në orën 23:00.

Ky ndryshim vjen si pjesë e rregullave të reja që pritet të miratohen nga Këshilli i Ministrave për menaxhimin e hapësirave publike në bregdet, ku një ndër pikat më të diskutuara është pikërisht kufizimi i zhurmave gjatë natës.
Për banorët e qytetit, kjo do të thotë një orë më shumë qetësi dhe gjumë, pasi deri më tani muzika në shumë raste ka vijuar edhe pas mesnate, duke u kthyer në një shqetësim të përditshëm, sidomos gjatë kulmit të sezonit turistik.
Sipas rregullave të reja, përdorimi i pajisjeve muzikore do të jetë i kufizuar dhe nuk duhet të tejkalojë nivelet e lejuara të zhurmës. Në mungesë të një lejeje të posaçme, muzika ndalohet pas orës 23:00, si dhe gjatë fashës së pushimit në mesditë, nga ora 14:00 deri në 16:00.
Megjithatë, për aktivitete të veçanta të miratuara nga autoritetet, mund të ketë përjashtime. Kjo lë një hapësirë për organizime apo evente, por edhe një pikëpyetje për mënyrën se si do të kontrollohen këto raste në praktikë.
Nga njëra anë, ky vendim shihet si një hap pozitiv për të garantuar më shumë qetësi dhe respekt për banorët, të cilët çdo verë përballen me zhurma të vazhdueshme. Nga ana tjetër, mbetet për t’u parë nëse do të zbatohet realisht, apo do të mbetet thjesht një rregull tjetër në letër.
Saranda është një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në vend, por balanca mes argëtimit dhe qetësisë ka qenë gjithmonë një sfidë. Kjo verë mund të jetë një test i vërtetë për të parë nëse qyteti do të arrijë ta gjejë këtë ekuilibër.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
29/03/2611:55
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
29/03/2611:55
Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
29/03/2611:55
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 25
29/03/2611:55
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
29/03/2611:55