Katër infermierë të spitalit të Delvinës kalojnë në ndjekje penale

18/01/2412:46

Shperndaje:

Delvinë/Procedohen penalisht 4 shtetas që shpërdoruan detyrën duke hedhur mbetje spitalore në ambiente të papërshtatshme, në kundërshtim me ligjin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”, për shtetasit M. B., 30 vjeç, Sh. G., 39 vjeçe, G. H., 28 vjeçe dhe A. S., 33 vjeçe, të katërt me detyrë infermier në spitalin e Delvinës.

Ndaj këtyre shtetasve nisi procedimi penal pasi falë bashkëpunimit me gazetarët e emisionit investigativ “Stop”, në TV Klan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë kanë konstatuar se në ambientet e brendshme të spitalit të Delvinës, ku këta shtetas punojnë, ishte hedhur mbetje spitalore, në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon gazëtarët e emisionit “Stop”, për denoncimin e rastit, si dhe fton ata, median dhe qytetarët që të kallëzojnë çdo paligjshmëri që hasin. Reagimi ndaj autorëve të tyre do të jetë i menjëhershëm dhe me ashpërsinë e ligjit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel L’amo del Mare në Ksamil kërkon Recepsioniste dhe Kuzhinier/e
Ndahet nga jeta doktoresha e njohur nga Konispoli Drita Ademi
Art & Tourism Development Group kërkon të punësojë staf për sezonin në Sarandë
LIVE në Saranda Web – Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 31.03.2026
Vila Del Mar & Del Mar Shop në Ksamil kërkon të punësojë 2 punonjëse
Dimal INC kërkon të punësojë Agjent Shitje Direkte në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.