Rama nxjerr karriget, protestuesit i japin menjëherë përgjigjen: “Jep dorëheqjen”

Rama nxjerr karriget, protestuesit i japin menjëherë përgjigjen: “Jep dorëheqjen”

Rama e shoqëroi vendosjen e karrigeve me një ftesë publike, duke deklaruar se ai dhe qeveria janë të gatshëm të bisedojnë me këdo që kërkon dialog. “Kush do dialog, pa kushte, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë. Unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe ata që nuk distancohen nga dhuna”, theksoi kryeministri.

Por përgjigjja e protestuesve nuk ka vonuar. Në një letër të vendosur mbi njërën prej karrigeve është shkruar: “S’ka dialog, jep dorëheqjen”. Mesazhi ia ka kthyer vëmendjen kërkesës për largimin e Ramës, duke treguar se vendosja e karrigeve nuk e ka zbutur kundërshtimin ndaj qeverisë.

Ftesa vjen pas një jave protestash në Tiranë, të shoqëruara edhe me përplasje me policinë, sulme ndaj institucioneve dhe dëmtime të pronës publike e private. Këto akte kërkojnë përgjegjësi individuale, por nuk mund të përdoren për të njollosur të gjithë protestuesit apo për të justifikuar dhunën policore ndaj të rinjve. Qeveria duhet të japë përgjigje edhe për veprimet e forcave që drejton.

Ndërkohë, paralajmërimi i qeverisë për një “listë të zezë” në sistemin TIMS, me synimin e deklaruar për t’u ndaluar hyrjen në BE personave të përfshirë në dhunë, ngre pikëpyetje serioze për bazën ligjore dhe mënyrën e zbatimit. Një paralajmërim politik nuk përbën vetvetiu vendim për ndalimin e hyrjes në vendet e Bashkimit Europian.

Mes ftesës për t’u ulur dhe paralajmërimeve për ndëshkime, qeveria duhet të dëshmojë nëse është e gatshme të dëgjojë edhe kundërshtimin e fortë. Dialogu kërkon më shumë se karrige përpara Kryeministrisë: kërkon përgjigje për dhunën policore, respekt për të drejtën e protestës dhe përgjegjësi politike. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama nxjerr karriget, protestuesit i japin menjëherë përgjigjen: “Jep dorëheqjen”
Lexoni më shumë
Rama nxjerr karrige përpara Kryeministrisë: “Hajde uluni”
Lexoni më shumë
1 mijë pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të dorëhiqet, policia të ndalë dhunën
Lexoni më shumë
Policia dhunon protestuesit në oborrin e Katedrales, Kisha reagon: Respektoni vendet e shenjta
Lexoni më shumë
Bebe Rexha shpërndan me miliona ndjekës pamjet e dhunës policore ndaj të rinjve në Shqipëri
Lexoni më shumë
Karburanti GL te Kanali i Çukës kërkon Punonjës karburanti
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.