Bebe Rexha shpërndan me miliona ndjekës pamjet e dhunës policore ndaj të rinjve në Shqipëri

Bebe Rexha shpërndan me miliona ndjekës pamjet e dhunës policore ndaj të rinjve në Shqipëri: “Rinia është e ardhmja”

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen me një reagim në rrjetet sociale lidhur me protestat e të rinjve në Shqipëri dhe pamjet e ndërhyrjeve të dhunshme të policisë ndaj protestuesve.

Artistja, e cila ndiqet nga miliona njerëz në mbarë botën, ka shpërndarë pamje nga protestat, duke përcjellë mesazhin: “Rinia është e ardhmja”.

Në pamjet e shpërndara shfaqet një i ri i shtrirë në asfalt me shenja gjaku në fytyrë, ndërsa në një tjetër moment një efektiv policie shihet përballë një protestueseje. Videoja përfshin gjithashtu ndërhyrje të forcave të rendit, turma protestuesish, zjarre dhe re të dendura tymi.

Mesazhet në anglisht që shoqërojnë pamjet janë po aq të drejtpërdrejta: “Dhe ne duhet të kundërpërgjigjemi” (And we must fight back), “Mund të na torturoni” (You can torture us) dhe “Por a mund ta shihni këtë?” (But can you see that?).

Në pjesën tjetër të videos, ndërsa shfaqen flakë dhe tym nga protestat, mesazhi vazhdon me fjalët “Zjarri po përhapet” (Fire is catching) dhe “Ju digjeni bashkë me ne” (You burn with us). Këto mbishkrime janë pjesë e videos së ripublikuar nga këngëtarja dhe përcjellin revoltën e shprehur përmes montazhit.

Shpërndarja e videos nga Bebe Rexha merr një rëndësi të veçantë për shkak të audiencës së saj ndërkombëtare. Artistja me origjinë shqiptare, e njohur për sukseset në industrinë muzikore botërore, ka bërë që pamjet e protestave dhe të përplasjeve me policinë në Shqipëri të arrijnë edhe te ndjekës jashtë vendit.

Reagimi vjen në një periudhë protestash studentore dhe qytetare, gjatë së cilës përdorimi i forcës nga policia ndaj protestuesve është kthyer në një nga çështjet më të diskutuara publikisht.

Mesazhi që mbetet në fund të videos është i qartë: “Brezi i ri është e ardhmja”. Një fjali që, përmes shpërndarjes nga Bebe Rexha, ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe është përcjellë përpara një audience ndërkombëtare. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë