Kalaja dhe plazhi i Borshit, Video me dron

Kalaja dhe plazhi i Borshit, Video me dron

Kalaja e Borshit ndodhet rreth 3 km në veri-perendim të fshatit Borsh, Sarandë. Kalaja e Borshit ngrihet mbi një kodër, e cila përfundon në majë me një kreshtë shkëmbore dhe zë një pozicion qendror kundrejt qytetit antik të Borshit, i cili shtrihej dikur në shpatet e kësaj kodre.

https://www.youtube.com/watch?v=n1-92pdprrA

Kalaja ka një pozitë të rëndësishme strategjike jo vetëm sepse ndodhet pranë detit por edhe pranë njërës nga dy grykat që përshkonin që në lashtësi malet Akrokeraune, në mesjetë të njohura si malet e Himarës, duke lidhur bregdetin me brendësinë e vendit. Nëpërmjet “Grykës së Borshit” realizohej lidhja me Kalasën dhe Delvinën.

Gurët janë punuar në forme të tillë që faqja e jashtme të jetë e fryrë, ndërsa faqet e tjera të jenë të rrafshëta që e afron për nga teknika me muret e Butrintit.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.