Jorgo Kumaraku godet përsëri: I maskuar vodhi nga dyqani 600 mijë lekë

Jorgo Kumaraku godet sërish – Grabitje me thikë dhe tentativë për dhunim, shpallet në kërkim nga Policia e Sarandës

 

Sarandë – Jorgo Kumaraku, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe policinë, është shpallur sërish në kërkim, pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur më 2 maj në Sarandë. 48-vjeçari dyshohet se ka grabitur një shumë prej 60,000 lekësh në një dyqan, duke kërcënuar shitësen me thikë, ndërkohë që hetimet paraprake tregojnë se ai ka tentuar edhe të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

 

 

 

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, autori ka qenë i maskuar me maskë kirurgjikale dhe kapelë në momentin e ngjarjes. Gjatë grabitjes, shitësja është lënduar lehtë në dorë nga përplasja me autorin. Identifikimi i Kumarakut është bërë përmes kamerave të sigurisë në zonë dhe konfirmimi nga viktima, një 26-vjeçare, e cila e njohu autorin në një foto të treguar nga policia.

 

Një histori kriminale e përsëritur

 

Jorgo Kumaraku nuk është i panjohur për autoritetet. Në vitin 2023, ai u arrestua pasi u kap në flagrancë duke vjedhur gjatë natës në një hotel në Livadhja, ku kishte marrë tre televizorë dhe sende personale të turistëve. Vetëm dy vite më parë, në vitin 2021, Kumaraku u arrestua pasi tentoi të vidhte një 34-vjeçare pranë një bankomati në Sarandë, nën kërcënimin e një thike. Ai është gjithashtu i njohur për grabitje të armatosura në kazino, duke përdorur madje edhe pistoleta lodër, si dhe për përfshirje në trafik droge në Greqi.

 

Në një tjetër episod kriminal të vitit 2013, Kumaraku grabiti një kazino në Gjirokastër, ku pas ngjarjes kishte lidhur kamarierin dhe e kishte mbyllur në tualet për të shmangur njoftimin e policisë. Ai u kap brenda pak orësh nga një operacion i koordinuar mes policisë së Sarandës dhe Gjirokastrës.

 

Rrezikshmëria e lartë dhe precedentët e shumtë

 

Me një histori kriminale që zgjatet për më shumë se një dekadë dhe përfshin grabitje me armë, dhunë ndaj grave dhe vjedhje në biznese e institucione, Kumaraku konsiderohet një individ me rrezikshmëri të lartë. Ai është dënuar disa herë dhe herë pas here ka përfunduar në burg, por duket se ndalimi i përkohshëm nuk ka ndikuar në sjelljen e tij kriminale.

 

Policia e Sarandës është në ndjekje të autorit, ndërkohë që hetimet për ngjarjen e fundit po vijojnë me intensitet. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion të mundshëm që mund të ndihmojë në lokalizimin dhe kapjen e Jorgo Kumarakut.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare
Lexoni më shumë
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.