Jorgo Goro takim në Shën Vasil: Këtë vit në fshat do të investohen 550 milionë


Kryetari i Bashkisë Himarë Jorgo Goro ka patur një takim me banorët e fshatit Shën Vasil për të diskutuar problematikat me të cilat përballet banorët e Shën Vasilit.
Gjatë takimit banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre, të cilat lidhen me ujin e pijshëm, vaditjen e tokave, rrugët e brendshme të fshatit, por diskutimet kryesisht janë përqëndruar te problemet me pronat.
Gjatë fjalës së tij Jorgo Goro është shprehur mirëkuptues me shqetësimet e banorëve, por sic është shprehur ai, jo të gjitha punët zgjidhen menjëherë. Goro ka thënë se gjatë këtij viti në fshatin Shën Vasil do të investohen rreth 550 milionë lekë.
Për problemin e pronave Jorgo Goro ka thënë se kjo është një problematikë e cila ende nuk po merr një zgjidhje, por se qeveria po merret seriozisht për zgjidhjen e cështjes së pronave.
Goro duke u shprehur i sigurt se banorët do t`i japin atij besimin për drejtimin e bashkisë edhe për 4 vitet e ardhshme, ka premtuar se do të vazhdojë punën për zgjidhjen e të gjitha problematikave me të cilat përballen banorët e Shën Vasilit.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë
Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë
Lexoni më shumë
Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit
Lexoni më shumë
Butrinti fiton në transfertë ndaj Devollit, ngjitet në vendin e dytë dhe vijon garën për kreun
Lexoni më shumë
Butrinti kërkon fitoren në transfertë ndaj Devollit, Delvina përballet me Apoloninë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.