“Jeni gjobitur me 500 lekë…”/ Kujdes! Ky mesazh është mashtrim: Mos e klikoni linkun

“Jeni gjobitur me 500 lekë…”/ Kujdes! Ky mesazh është mashtrim: Mos e klikoni linkun

 

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët shqiptar mbi një mesash “smishing” që synon t’i mashtrojë me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

AKSK bën me dije se sms që i mbërrin qytetarëve përmban një link mashtrues për kryerjen e pagesave online. Ndërsa në njoftim, AKSK thekson se qytetarët nuk duhet ta klikojnë linkun në fjalë dhe nuk duhet të japin të dhënat e tyre personale.

 

Jeni gjobitur me 500 lekë...” Kujdes! Ky mesazh është mashtrim Mos e klikoni linkun

 

Gjithashtu nënvizohet se AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes.

 

Njoftimi i plotë i AKSK:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.

AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.

 

Ju bëjmë thirrje qytetarëve:

Mos hapni linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare.

Mos kryeni kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare.

Njoftoni menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse nëse hasni mesazhe të tilla.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3.6 milionë euro për rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë, por pa ndërhyrje në kanalizimet e ujërave të zeza
Lexoni më shumë
Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
8 ligjvënës amerikanë ngrenë zërin për Shqipërinë: Ndalni dhunën ndaj protestuesve, luftoni korrupsionin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.