Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri del me pranga ne duar nga salla e gjyqit

04/02/2216:56

Shperndaje:

Saimir Tahiri përfundon në burg. Ish-ministri i Brendshëm erdhi në sallën e gjyqit të Apelit të GJKKO në këmbë si në dhjetëra seancat e kaluara por këtë herë nuk u kthye me makinën e tij në shtëpi por me pranga në duar përfundoi në burgun ‘313’ në Tiranë.

Pas një seance maratonë ditën e sotme, të nisur prej orës 09:00 të mëngjesit, Gjykata e dënoi Tahirin me 5 vite burg për këtë akuzë të re që në gjuhën juridike quhet, kualifikim i veprës penale: Shpërdorim të detyrës. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3.4 vite burgim.

 

 

Në orën 13.00, tre gjyqtarët duhej të shpallnin vendimin, por e dhanë me 4 orë vonesë. Kujtojmë se në seancën e kaluar, më 31 janar, SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin e po ashtu edhe për Jaeld Çelën. 

Kujtojmë se vendimi më 28 shtator i Gjykatës së Lartë e rikthye për rigjykim çështjen me trupë të re drejtuese. Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar. 

 

Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Finiqi me autobus falas për banorët, miratohen 3 linja drejt Sarandës
Çfarë pritet të ndryshojë në 2027 me pensionet? Mosha, bonuset dhe indeksimi
Banorët sërish në protestë në Këshillin Bashkiak, kërkojnë zgjidhje për linjën Delvinë–Sarandë
Shpërthim në qendër të Athinës, mes viktimave gjenden edhe 3 shqiptarë
Qëllohet me armë drejt lokalit të një shqiptari në Athinë; plagoset vajza e tij 10-vjeçare
Publikohen pamje nga atentati në Sarandë, autori përdori dy pistoleta – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.