INITALY RISTO & Gusto kërkon të punësojë menaxhere shitjesh dhe shofer

11/05/2111:32

Shperndaje:


.
INITALY RISTO & Gusto, Filiali Sarandë, kërkon të punësojë:
1 – Menaxhere shitjesh, me arsim të lartë për kontabilitet finance, me apo pa eksperiencë për filialin e Sarandës. Preferohet njohja e gjuhëve të huaja anglisht, italisht, greqisht.
Të disponojë Leje Drejtimi të tipit B, e aftë për bashkëpunim.
2 – Shofer për shpërndarjen e produkteve ushqimore në restorante.
Preferohet me eksperiencë në shpërndarje
Të disponojë Leje Drejtimi të tipit B

Kontakt: 0699831326

INITALY lindi në shkurt 2015 në ELBASAN me vullnetin e ISUFI BRUNILDA.
Sipërmarrësja e lindur në vitin 1976, falë një përvoje të fituar në sektorin e Hotelierisë dhe Turizmin për mbi 12 vjet së bashku me bashkshortin e saj në Itali, me një eksperience për mbi 30 vjet në sektor, e kupton se vendi është gati të mirëpresë përsosmërinë italiane, duke respektuar raportin e duhur cilësi-çmim, profesionalizëm dhe rregullat higjeno-sanitare. I rëndesishëm është vullneti nga ana e institucioneve për të perceeptuar , zbatuar ligjet dhe rregulloret Europiane , gurthemelet në bazë të çdo kompanie në konkurrencë të lirë.
Kompania është e vendosur në Tregun Agro-Ushqimor – N.SH.U. në Elbasan dhe nga 140 metra katrorë fillestar, sot magazina zë një sipërfaqe prej rreth 500 metër katror, ​​e përbërë nga një depo, Frigorifere, sallë përpunimi të mishit, zyra.
Në maj 2016, hapet në Tiranë nje Show-Room , në rrugen Ibrahim Rugova, në një lokacion 210 m2, i konceptuar si një pikë shitje e drejtpërdrejtë, magazine e minutës së fundit, sallë kursesh trajnimi, sallë takimesh për forcën e shitjeve, sallë demonstruese e produkteve (shfaqje- gatim) për klientët. Salla e ekspozitës mbyllet më pas në prill 2019, si rrjedhojë e një konsolidimi të shitjeve në qytetin e Tiranës dhe nga një lidhje autostradë Tiranë-Elbasan e cila ka ulur ndjeshëm kohën dhe kostot e transportit.
Në Mars të vitit 2017, u përurua një dhomë për përpunimin e mishit, duke dhënë mundësinë e përshtatjes së kërkesave për prerjet anatomike te mishit nga klientët: Fiorentine, Entrecote, Salcice, Hamburger,Arrosti etj …
Në qershor të viti 2017, hapet në Sarandë nje Show-Room, në rrugën Ismail Qemali, me një sipërfaqe prej 100 metrash katrorë, e cila do të shërbejë si magazinë dhe dyqan në sezonin e verës.
Viti 2018 shikon konsolidimin e Magazinave të Elbasanit, me rinovimin e zyrave dhe frigorifereve ngrires e të ftohte.
Në pranverën e vitit 2019, në të njëjtën kohë kur mbyllet salla e ekspozitës në Tiranë, një zyrë menaxheriale dhe një sallë kursesh trajnimi prej 50 m2 realizohet ne magazinen e Elbasanit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim
Njoftim Punësimi Vjetor në Restaurant Balcony mbi Shëtitoren e Sarandës
SHIJA E SAÇIT SARANDË
Luftëtari fiton 3-4 në Sarandë, Butrinti me 2 trajnerët me kartona të kuq – VIDEO
BUTRINTI – LUFTËTARI / LIVE NË SARANDA WEB
KSAMIL, RRUGËS I VIHET GARDHI – FOTOLAJM

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.